Lëndët kancerogjene në Vlorë, SPAK merr në duar hetimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK dhe një sërë strukturash të tjera janë angazhuar që prej mbrëmjes së të enjtes, për hetimin dhe zbulimin e të gjitha fijeve të një afere kriminale me shtrirje ndërkombëtare. Fokusi ka të bëjë më transportin me traget në Vlorë dhe varrosjen në Shqipëri të lëndëve kancerogjene, të kamufluara si produkte pastrimi të kompanisë “Delfini 1”. Prokuroria reagoi mbrëmë vonë duke deklaruar se ka kërkuar informacione urgjente nga prokuroria e Vlorës pas rastit.

Sipas të dhënave drejt Vlorës janë nisur edhe oficerë të policisë gjyqësore të SPAK të cilët do të kryejnë të gjithë praktikën hetimore për të nisur më pas hetimin konkret mbi gjithçka ka ndodhur me këtë transport.

Në fakt nuk është hera e parë që flitet për transporte të tilla si në bregdetin e Vlorës ashtu edhe në atë të Durrësit dhe të Lezhës, por asnjëherë më parë ky akt nuk iu nënshtrua hetimit në këtë formë. U fol dhe u përfol dhe më pas u mbyll si çështje pa dërguar asnjë person në pranga si përgjegjës.

Ditën e sotme pritet të dilet në një konkluzion mbi të dhënat paraprake të produkteve, ndërkohë që janë marrë në pyetje të gjithë të ndaluarit. Fakti që çështja është në duart e SPAK detajet kryesore të hetimit janë mbajtur sekret.

Mbetjet vinin me traget nga Italia në drejtim të portit të Vlorës me destinacion përfundimtar Shqipërinë. 6 persona janë vënë në pranga si përgjegjës, ndër ta edhe një gruas. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale trageti, një fugon mallrash dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti.

Në bazë të informacioneve të marra se me një traget që ishte nisur nga Italia po transportohej një sasi e konsiderueshme me mbetje të rrezikshme u organizua puna dhe në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe atë Kufitare, u finalizua operacioni policor i koduar “Amiant”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Lexo edhe :  Rama: Së shpejti konsultimi për Projekt-Rregulloren Kombëtare të Hapësirës Publike

Të arrestuarit
Kujtim Xhaferllari , 65 vjeç, banues në Vlorë
Arbër Çuni, 28 vjeç, banues në Vlorë
Festim Tafa, 72 vjeç,  banues në Vlorë
Elisabeta  Cuni, 55 vjeç, banuese në Vlorë
Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues në Vlorë
A.B 48 vjeç, banues në Vlorë

Të fundit

Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Analistët ushtarakë rusë kanë shqyrtuar mundësi të mundshme për sulme me raketa ndaj Japonisë, duke përdorur një fushatë të...

6 të vdekur nga uria në Gaza në 24 orët e fundit

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur në Rripin e Gazës nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit, njoftoi të dielën ministria e...

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të vendeve të tjera në luftë,...

Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga personat më të kërkuar të...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë hedhur dritë mbi sherrin e dhunshëm në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, ku mbetën...

Lajme të tjera

Web TV