Sipas gazetës franceze, Balotelli i tha policisë se ai kishte një lidhje të shkurtër me vajzën – e cila është nga Vicenza e Italisë – dhe se ajo incizoi vet seksin në një klub nate dhe në një plazh privat. Balotelli shkoi në polici dhe pretendoi se një vajzë adoleshente po përpiqej ta shantazhonte atë duke i kërkuar 100 mijë euro disa javë përpara se ajo të paraqiste një ankesë për përdhunim kundër lojtarit të Brescias.
Balotelli shkoi në polici më 22 dhjetor 2017 për të pretenduar se ai ishte shantazhuar nga vajza dhe avokati i saj, të cilët kërkuan 100 mijë euro vetëm për të pasur një takim.
Gazeta franceze Nice-Matin ka përshkruar dy versionet e situatës së paraqitur në polici në Itali si atë nga futbollisti ashtu edhe nga vajza.