Përplasja me Ramën/ Ilir Meta i falet ish-ministrit socialist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta po kërkon mbështetje nga të gjitha anët për të përligjur protestën që do të zhvillojë më 2 mars, për mbrojtjen e Kushtetutës siç e ka cilësuar ai.

Pasi ka përdorur emrat e disa diplomatëve të huaj në Tiranë dhe një sërë takimesh me ambasadorët e huaj, kreu i shtetit nuk ngurron të nxjerrë nga dollapi i Partisë Socialiste edhe ‘xhaketat e vjetra’ të kësaj force politike.

Kështu, Meta i është falur një socialisti që bën pjesë në gardën e vjetër të selisë rozë. Presidenti ka falënderuar ish-ministrin socialist Elmaz Sherifin për mbështetjen që po i jep sipas tij, kauzës së presidentit, edhe pse Sherifi e ka kritikuar në të kaluarën vetë Ilir Metën.Postimi i plotë: Falënderoj ish-ministrin socialist, juristin e njohur z. Elmaz Sherifi për mbështetjen publike që i jep kauzës së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese, si çështje e të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim. Për sa i takon vërejtjeve që ka ndaj Ilir Metës në të shkuarën e siguroj se unë kam shumë më tepër vërejtje për Ilir Metën në të kaluarën. Por e falënderoj që e kupton shumë drejt se në 2 mars bëhet fjalë vetëm për të ardhmen e Shqipërisë.

Nuk ka Kushtetutë pa Gjykatë Kushtetuese me integritet.

Mbi Kushtetutën qëndron vetëm populli dhe Zoti!

Presidenti i nënshtrohet vetëm vullnetit të tyre!

Nuk ka Shqipëri pa shqiptarë!

Mirë se vini të gjithë në 2 mars!

Të fundit

Ndërpritet programi T4 i eutanazisë në Gjermaninë Naziste, pas mbetën 300 mijë viktima

Programi i eutanazisë "Aktion T4" ishte një nga kapitujt më të errët të regjimit nazist në Gjermani. Filloi në...

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo lejen e përdoruesve, kur ata...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

Lajme të tjera

Web TV