Rindërtimi/ Rama: Do marrim punëtorë nga kontinentet e tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës për të ndjekur nga afër procesin e rindërtimit. Gjatë komunikimit me ndërtues dhe banorë, Ramës iu bë me dije se po haset në vështirësi në gjetjen e punëtorëve që do të punojnë në këtë proces.

Por kryeministri është i qartë në zgjedhjen e tij: “Vendet e punës që do të hapen në ndërtim janë pafund, në kuptimin e nevojës. Atë që e kapa aty thoshte jemi jurista. Do të marrim edhe punëtorë nga jashtë po të jetë nevoja. Vijnë punëtorë nga kontinente të tjera dhe ata të rrinë poshtë tek kafja se janë juristë.”

Muajt e fundit është vënë re një largim i madh i të rinjve nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht në Gjermani. Shkak janë pagat e ulëta dhe kushtet e këqija të punës që ekzistojnë në Shqipëri.

Sipas Eurostat, në pesë vitet e fundit rroga minimale në Shqipëri është rritur me vetëm 3 euro.

Të fundit

Shpërthimi tërbues i vullkanit në Kamchatka! Ndërpriten fluturimet për në Alaska (VIDEO)

Vullkani Krasheninnikov në Kamchatka ka lëshuar një ‘koloni’ hiri tre kilometra të lartë, duke paraqitur një kërcënim potencial për aviacionin vendas. Lajmi...

50 mijë ha të shkrumbuara, Shqipëria, e para në rajon dhe Evropë për sipërfaqen e djegur

Shqipëria është vendi i parë në Rajon dhe Evropë për hapësirën me pyje e shkurre të djegur këtë vit në raport me totalin e...

Bilanci i dëmeve/ Zjarret shkrumbuan 740 koshere, gjedhë e krerë të imta në vend

Flakët që përfshinë vendin nuk kursyen jetën, natyrën, banesat dhe as kafshët e egra apo blegtorinë e banorëve të zonës aty ku zjarret qenë...

Largimi i Jack Grealish, Man. City i beson fanellën me numrin 10-të talentit francez

Manchester City i ka dorëzuar zyrtarisht fanellën ikonike me numër 10 lojtarit të ri Rayan Cherki, pas huazimit të Jack Grealish te Evertoni. Talenti 21-vjeçar...

Doli për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë, shpallet i humbur 56-vjeçari në Elbasan

Një 56-vjeçar nga fshati Pashtresh i Elbasanit rezulton i zhdukur prej mëngjesit të sotëm. Pëllumb Toçi 56 vjeç shkoi të kërkonte qenin që ruan bagëtitë...

Lajme të tjera

Web TV