Shtrenjtohet jetesa, rriten çmimet e ushqimeve dhe transporti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Transporti, ushqimet dhe pijet alkoolike kanë pësuar rritjen më të ndjeshme të çmimeve gjatë muajit janar. Edhe pse inflacioni është nën  objektin e vendosur nga Banka e Shqipërisë, çmimet e produkteve bazë dhanë kontributin më të madh në rritjen e tij.  Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Janar 2020 është 1,6 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,3 % vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,9 %,. Shifrat janë bërë të ditura në raportin e publikuar sot nga INSTAT sipas të cilit mësohet se “Argëtim dhe kulturë” me 1,8 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,3 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,9 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,5 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4 %, “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,2 % secili.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,4 % dhe çmimet e grupit “Komunikimi” u ulën 0,3 %. Në muajin Janar 2020, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 2,5 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 6,1 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 2,2 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,8 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,2 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,6 %, pasuar nga grupet “Komunikimi” me 0,2 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,1 %.

Të fundit

8 gusht 1974 – Richard Nixon njofton dorëheqjen

Presidenti i parë dhe i vetëm që largohet nga Shtëpia e Bardhë nëpërmjet dorëheqjes Më 8 gusht 1974, Presidenti i...

Rritet inflacioni krahasuar me një vit më parë! INSTAT: Ja si kanë lëvizur çmimet

Inflacioni në Shqipëri ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë. INSTAT thotë se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në...

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, pasi...

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat u gjetën të kultivuara 48...

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të...

Lajme të tjera

Web TV