Tragjedi shqiptare në Itali, 19-vjeçari sëmuret në orën e mësimit  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia tronditet sërish nga një vdekje shqiptari. Ishte vetëm 19 vjeç dhe studionte në shkollën e hotelerisë ndërkohë mësohet se ka vdekur menjëherë pasi është dërguar në spital nga shkolla. Mediet italiane flasin për një ngjarje të rëndë ku ende nuk dihen shkaqet që i morën jetën 19-vjeçarit shqiptar Osvlado Kenga.

Mediet vendase bëjnë me dije se një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, teksa një student shqiptar ka humbur jetën. Mediet italiane raportojnë se ka ndërruar jetë 19-vjeçari shqiptar Osvaldo Kenga, i cili është ndjerë keq gjatë orës së mësimit dhe është dërguar menjëherë në spital. Siç raportojnë mediet fqinje, duke cituar mësuesit dhe studentët e tjerë, i riu ka pasur një dhimbje në gjoks.

Ai është nisur me urgjencë në spital, ku i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Studenti shqiptar jetonte prej vitesh në zonën e San Vito Lo Capo, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tij. Në rrjetet sociale janë lënë me qindra mesazhe nga shokët e shkollës, të lagjes dhe nga kushdo që e ka njohur djalin shqiptar. Ai mësohet se ishte edhe pjesë e një skuadre basketbolli, ndërkohë që për të sjelljen, karakterin dhe talentin e tij është folur me superlativa.

Do të jenë hetimet dhe mjekësia ligjore që do të hedh dritë mbi këtë vdekje që brenda një jave është e dyta për shtetas shqiptarë në Itali. Vetëm një javë më parë në rrethana tejet misterioze humbi jetën 17-vjeçarja Aurora Grazini. n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Berisha filmohet me Ramush Haradinajn në ditëlindjen e biznesmenit në Kosovë

Sali Berisha nuk ka dalë sot në konferencë për shtyp, si rrallë ndonjëherë këto javët e fundit që pas...

I zunë vendin e parkimit, i nxjerr inatin duke çarë gomat e 3 makinave

Një ngjarje e pazakontë është shënuar pasditen e kësaj të enjte në lagjen numër 3 të Pogradecit. 3 automjete janë sulmuar nga një shtetas,...

Dhëndri shijon lirinë pas një viti “arresti shtëpiak”, shëtitje me Berishën në Tropojë

Teksa Shqipëria po digjet nga zjarret, Abi Malltezi duket se po shijon lirinë në mal duke u "arratisur" me Sali Berishën. Siç duket në foton...

Aventurat e palavdishme të ideologëve ambulantë të qametit

Nga Ylli Pata Prej shumë kohësh Shqipëria ka një ngërç të spikatur të një angazhimi permanent apo një aksioni didaktik të një opozite të fortë...

Dhitë zjarrfikëse/ Katalonja aktivizon ushtrinë e pazakontë që po lufton flakët

Ndërsa zjarret përshkojnë Evropën Jugore çdo verë, dhe më gjerë, Katalonja (Spanja) dhe konkretisht qyteti i Mataros ka nisur një program pilot mbrojtjeje që,...

Lajme të tjera

Web TV