Intoleranca dhe alergjitë ushqimore. Cili është ndryshimi mes tyre?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekskluzive për Fjala.al nga Anila Kalleshi

Fillimisht është e mirë të kuptohet saktësisht diferenca mëse e dallueshme ndërmjetintolerancës ushqimore dhe alergjisë ushqimore. E përbashkëta e vetme e tyre është se në të dyja rastet trupi ka një reagim kur konsumon ushqim.

Por, intoleranca dhe alergjitë nuk janë e njëjta gjë. Intoleranca ushqimore ose hipersensibiliteti ushqimor apo ndjeshmëria ushqimore është një reaksion i dëmshëm ndaj një ushqimi apo shtese ushqimore.

Ajo mund të shkaktohet nga defiçencat enzimatike (p.sh. laktozës apo histaminës), elementet farmakologjikë të ushqimeve si: sulfitet, glutamatet, aminatvazoaktive etj.), toksinat (aflatoksina) etj.

Një intolerancë ushqimore nuk sjell domosdoshmërisht një reagim të menjëhershëm, si në rastin e alergjisë dhe shfaqja e simptomave varion nga disa orë në disa ditë pas marrjes së ushqimit. Intoleranca ushqimore duket të jetë e lidhur me pamundësinë e trupit tonë për të tretur dhe asimiluar disa përbërës të ushqimit ose me disa inflamacione të trupit të shkaktuara nga ushqimi.

Shpesh, nga intoleranca ushqimore, mund të ndihemi keq, gjendje e cila shoqërohet me të vjella, neveri ndaj ushqimeve dhe aromave të caktuara. Kjo mund të shoqërohet dhe me marrje mendsh ose djersitje të tepërt. Mund të keni kruarje intensive dhe po kështu edhe shenja në lëkurë.

Ënjtje dhe probleme gastrointestinale të cilat shoqërohen me një ndjenjë tensioni në stomak që shkaktohet nga grumbullimi i tepërt i gazit. Refluksgastroezofageal, që ndodh kur përmbajtjet e stomakut kthehen mbrapsht në ezofag gjatë dhe pas ushqyerjes.

Kolit, mund të keni dhimbje të barkut, kontraktim të muskujve të zorrëve dhe papritmas ndiheni keq, të dobët dhe ju vjen për të vjellë. Dhimbje koke e cila mund të jetë e lokalizuar në një pjesë ose në tërësi. Një nga shkaqet e saj, mund të jetë pikërisht intoleranca ushqimore.

Në të shumtën e rasteve intoleranca ushqimore shkakton simptoma në nivel të stomakut ose zorrëve.

Patologjitë më të zakonshme që shfaqen si pasojë eintolerancës ushqimore janë:

  • Probleme me aparatin tonë tretës: meteorizem, mostretje ose dispepsia, mostretja (dispepsia), urth dhe dhimbje në pjesën e sipërme të barkut. ulcera duodenale, kolit ulceroz, diarre, sëmundja Crohn, refluks, gazra, sindroma e zorrës se irrituar, celiakia, gastrit etj.).

– Diarreja është një tjetër simptomë karakteristike e intolerancës ushqimore, e cila mund të shoqërohet dhe me gazra të tepërta në organizëm. Intoleranca ushqimore mund të shkaktojë një prezencë më të madhe të gazit në stomak dhe në zonën intestinale.

  • Çrregullime metabolike si: diabeti, kolesteroli i lartë, amenorrhea, dismenorrhea etj.
  • Sëmundjet e lëkurës si: ekzema, psoriazis, akne, dermatit etj.).
  • Sëmundjealergjike (rinit alergjik, bronkit, astma bronkiale etj.).
  • Insufiçencërenale, çistitkronik, urinim i pavullnetshëm, infeksionevaginale, sterilitet.
  • Hypo dhe hyperthyroidism.
  • Lodhje kronike, lëvizje të humorit, kriza paniku, stres te vazhdueshem.
  • Dhimbje koke (migrenë, neuralgji).
  • Kriza neurovegjetative, sëmundje mendore, epilepsi, disa forma të skizofrenisë.
  • Arthritis, arthrosis, myalgji.
  • Hipertension, sëmundje të zemrës, takikardi, spazma e gjymtyrëve të poshtëm.
Lexo edhe :  Media zvicerane ”Blick”: Shqipëria, në kulmin e saj turistik

Intoleranca ushqimore tregon se ato ushqime që ne konsumojmë nuk janë korrekte për organizmin tonë, p.sh. duke marrë shumë vitaminë C mund të kemi probleme me sistemin imunitar, mund të kemi probleme me humorin.

Vitaminat dhe kripërat minerale ndikojnë në shumë probleme në trupin tonë. Një mosmarrje në mënyrën e duhur të kalciumit mund të krijojë probleme me osteoporozën. Një mënyrë e gabuar e marrjes së hekurit mund të provokojë dhimbje koke. Nga ana tjetër, nëse kemi një PH të stomakut që është i alternuar atëherë kemi një asimilim të hekurit jo të rregullt. Ndaj dhe këshillohet që të bëhet një test gjenetik për intolerancat ushqimore.

ALERGJIA USHQIMORE

Në alergjinë klasike reagimi ndaj alergenit është i menjëhershëm (çlirim i menjëhershëm i histaminës dhe simptoma të menjëhershme). Në këtë rast futen në lojë imuniglobulinatIgE. Sistemi ynë imunitar reagon shumë shpejt, sapo marrim ushqimin ndaj të cilit jemi alergjik. Jemi në prani të një reaksioni alergjik kur sistemi ynë imunitar prodhon antikorpe kundër një substance të padëmshme, të pranishme në ushqim (ose në mjedis), sikur të ishte patogjene.

Komplekset imune antigjen – antitrup që nuk arrijnë të eliminohen nga gjaku, depozitohen në inde, duke zhvilluar procese inflamatore. Pacientët me një sistem imun të dobësuar ose me rritje të përshkueshmërisë së zorrës (leakygutsyndrome), janë më të ndjeshëm ndaj këtyre proceseve inflamatore.

Sindroma e mësipërme, mund të shkaktohet nga dieta të lidhura me hiperaciditetin e florës intestinale, mjekime të ndryshme, infeksione, konservuesit e ushqimeve, alkooli, nikotina ose stresi.

Komplekset imune depozitohen në mënyrë preferenciale në inde të dëmtuar për shkak të sëmundjeve, infeksioneve ose toksinave, duke sjellë një rritje të inflamacionit dhe simptomave kronike.

Të fundit

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët...

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Do të lundrojnë në para/ Shenjat e horoskopit të favorizuara financiarisht në muajin mars

Financat janë një çështje e madhe për të gjithë tani, por tre shenjat e horoskopit që tërheqin bollëkun financiar gjatë marsit 2025 mund të...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Lajme të tjera

Web TV