Klementin Mile: Jo grusht shteti, krizë e legjitimitetit të sistemit politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Klementin Mile e sheh situatën aktuale që po kalon vendi dhe veçanërisht konfliktin Presidencë-Qeveri si matje forcash mes palëve dhe jo një betejë mirëfilltas në terrenin e së drejtës Kushtetuese.

A jemi në kushte të tilla të një grushti shteti, nga vetë qeveria?

Grushti i shtetit ndodh atëherë kur përdoren mjete jo demokratike për t’i hequr pushtetin një qeverie ekzistuese. Në këtë kuptim, politologjia nuk mund ta emërtojë “grusht shteti” kapjen e institucioneve të pavarura nga qeveria, sikurse pretendon Meta se ka ndodhur.

Nëse janë kapur këto institucione dhe sidomos ato që po ngrihen në kuadër të drejtësisë së re, duhet patjetër të shqetësohemi, por kjo çështje problematizohet si krizë legjitimiteti e sistemit politik, ku, padyshim, kontributi kryesor për krizën mund t’i atribuohet qeverisë.

A mundet Presidenti i Republikës të dalë në krye të qytetarëve kundër qeverisë dhe Parlamentit? Dhe a e cënon kjo rendin kushtetues?

Kushtetuta e Republikës sonë, me siguri e ka një përgjigje të qartë për këtë. Nëse nuk e ka Kushtetuta, atëherë e ka Gjykata Kushtetuese. Në këtë pikë nuk dua të komentoj, pasi kjo është çështje ekspertize teknike dhe tagri që e kanë të tjerë persona.

Nga ana tjetër, duhet thënë se e drejta, pavarësisht pretendimeve të saj, qofshin këto edhe kushtetuese, nuk mund t’i imponohet politikës. Kushtetuta jonë është krijim i politikës dhe, si e tillë, është mjet që politika e ka ndërtuar për të disiplinuar pushtetin e vet. Pra, jemi në terrenin e forcës para se të jemi në terrenin e së drejtës.

Në këtë kuptim, Presidenti i Republikës mund të dalë në krye të qytetarëve dhe t’i organizojë kundër qeverisë dhe Parlamentit, por me riskun se kështu, me shumë gjasa, po inicion një ndryshim të Kushtetutës. Rendi kushtetues, me këtë lëvizje, nuk cenohet, por transformohet.

Lexo edhe :  Një protestë kundër vullnetit popullor

Betejë institucionale, apo lojë politike?

Kjo është edhe betejë edhe lojë, duke përdorur edhe burimet institucionale edhe ato politike. Për këtë arsye jemi para një situate ku ndërthuret beteja e ashpër me lojën e rrezikshme.

Retorika institucionale është mjaft e volitshme për të maskuar motivet politike, por nga ana tjetër lëvizjet politike do të sjellin, për mirë ose për keq, pasoja institucionale afatgjata për republikën.

Të fundit

A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet sot nga gazetaret nëse PD do të pranojë në shtator 50...

Berisha konteston sërish votën e diasporës/ Zarfet u plotësuan nga patronazhistët!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat për manipulim të votës në zgjedhje, duke hedhur dyshime të rënda mbi procesin e votimit...

Elisa Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ishte sot e ftuara e nderit në Mëngjesin e Lutjeve në Parlamentin e Austrisë. Mëngjesi i Lutjeve është një...

Pse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, ku u godit një grup kriminal shqiptar nuk ka lidhje me...

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë!

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin tonë, në Vlorë është ndaluar lundrimi për disa mjete për sot dhe...

Lajme të tjera

Web TV