Shoferë bëni kujdes, policia do të jetë në rrugë gjatë fundjavës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej shumë kohësh policia ka nisur daljen çdo fundjavë rrugëve duke kryer kontrolle dhe duke ndëshkuar këdo që, sipas tyre, shkel rregullat e qarkullimit. Kështu si çdo fundjavë edhe sot dhe nesër vijon kontrolli i Policisë Rrugore me radar e drager në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjatë monitorimit me radar të rrugës interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, përgjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, deri në orën 01:15 të mëngjesit të sotëm, u konstatuan 15 drejtues mjetesh me shpejtësi deri në 166 km/h, të cilëve ju tërhoq patenta. Ndërkohë që 14 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë administrative për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Të njëjtat burime sqaruan se kontrollet do vijojnë edhe në rrugët e brendshme të qytetit duke përdorur alkool testuesit, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur. “Drejtues mjetesh dhe motomjetesh, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, për të shijuar fundjavën dhe për të arritur të sigurt në destinacion.

Mos e trajtoni rrugën si pistë, as mjetin si avion për tu përfshirë në aksident rrugorë, ku për shkak të shpejtësisë, nivelit të alkoolit në frymëmarrje dhe mënyrës agresive në drejtim, mund të jetë edhe udhëtimi i fundit për ju. Mbrojeni jetën, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Të fundit

Kush na urren, fillimisht: Kosova apo Qeveria?

Frrok Çupi Desha të them direkt se i vetmi shtet dhe e vetmja qeveri në botë që nuk i dha...

Borë, akullnaja e kafshë të egra, ky është vendi ku Trump do presë Putinin për bisedime

Donald Trumpit do t’i duhen rreth shtatë orë për të arritur në Bazën e Përbashkët të largët Elmendorf-Richardson në Alaska – dhe Vladimir Putin...

Sherr mes bashkëfshatarëve në Korçë, i riu në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Dvoran, pak kilometra larg nga qyteti i Korçës. Një 27 vjeçar dhe një 40...

Trump: Europianët nuk do të më tregojnë se çfarë të bëj me Putin

Evropa nuk do më tregoj çfarë duhet të bëj, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, vetëm pak para samitit të tij me Vladimir Putin në Anchorage...

Detet evropiane thyejnë rekorde temperaturash, si paraqiten shifrat?

Në gusht 2024, temperatura e Detit Mesdhetar arriti një rekord prej 28.7°C, një shenjë e qartë e valëve të nxehtësisë detare që kërcënojnë jetën...

Lajme të tjera

Web TV