U vetëvar për 12 mijë lek/ PD: Rama burgos hallexhinjtë, kriminelët i mban në qeveri e bashki

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike, përmes ish-deputetes, Izmira Ulqinaku ka reguar për  ngjarjen e rëndë ku vetëvar me çarçaf i dënuari për 12 mijë lek Bilbil Hasani.

Përmes një statusi në Facebook, ajo akuzon kryeministrin duke theksuar se Rama i ka mbushur qelitë me “hallexhinj”, ndërsa “kriminelët i mban në qeveri dhe bashki”.

Ulqinaku përmend edhe emra konkretë, sipas së cilës, ata janë pasuruar nga Edi Rama dhe se është e pamundur të dënohen derisa ai të jetë Kryeministër. Ndërsa shkruan se kryefamiljarë të shumtë i kanë dhënë fund jetës nga pamundësia ekonomike e pagesës së tarifave të energjisë elektrike.

Kriminelët e vërtetë të Shqipërisë janë pasuruar nga Edi Rama dhe është e pamundur të dënohen derisa ai të jetë Kryeministër. Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Vangjush Dako, Arben Ndoka, Armando Prenga, etj, me në krye Edi Ramën, janë të lirë dhe po shijojnë paratë e pasuritë e vëna nga korrupsioni, krimi e droga. Janë këto kriminelë që e sollën Ramën në pushtet dhe jo vota e lirë, prandaj politika e tij është t’i varfërojë e t’i shtypë shqiptarët e zakonshëm e të pamundur, sepse i blen më lehtë kur ka zgjedhje”, shkruan mes të tjerash ish-deputetja.

Të fundit

Gramshi në flakë, Vengu dhe Hoxha: Janë marrë masat, nuk ka të zhdukur

Pas përhapjes së flakëve në disa fshatra të Gramshit, banorët e prekur janë evakuuar dhe po sistemohen përkohësisht në...

Zjarri shkrumbon objektin e kultit në Gramsh

Vatrat e zjarrit që kanë rrethuar Gramshin prej disa orësh kanë shkatërruar përveç pyjeve e banesave dhe një objekt kulti fetar. Bëhet fjalë për Teqen...

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka përfunduar aventurën në Ligën e Kampionëve pas një humbjeje të thellë 5-1 ndaj Qarabagut në ndeshjen e kthimit...

Tiranë, regjistrohet temperatura më e lartë e vitit 2025!

Emarta ka shënuar temperaturën me të lartë përgjatë kësaj vere në vend, ku termometri ka kapur vlerën 43.6 gradë sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Ndërkohë në...

Si po ecin bisedimet SHBA-Kinë për tarifat?

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë zgjatur “armëpushimin” tregtar për 90 ditë të tjera, vetëm pak orë para se të dyja ekonomitë më të...

Lajme të tjera

Web TV