Vetëvarja te burgu 313, vëllai i viktimës: Bilbili i sëmurë prej 18 vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun 313 ku u vetëvar me çarçaf Bilbil Hasani, 43 vjeç. Dyshohet se viktima është vetëvarur me çarçaf në banjën e qelisë ku po qëndronte prej muajsh. Trupi i pajetë është evidentuar nga gardianët rojë, disa orë pasi 43-vjeçari ishte vetëvarur. Vëllai i tij, Rajmond Hasani në një intervistë për “Abc News”, kërkoi që çështja të ndiqet.

Ai tha se Bilbili ka qenë me kartelë mjekësore prej 18 vitesh dhe sipas tij institucioni ku u burgos nuk ishte i duhuri për ta mbajtur në burg. Po ashtu ai tregon se nuk ka asnjë denoncim në polici nga ndonjë person që ai e ka vjedhur. Sipas tij Bilbili kurrë s`kishte kryer një akt të tillë edhe pse ishte me probleme të theksuara të shëndetit të tij. Sipas të vëllait mësohet se ai nuk mund dhe s’duhej të qëndronte në ato ambiente me persona me precedentë të fuqishëm kriminalë.

Reagimi i vëllait të viktimës

“Në polici nuk kemi dijeni ta ketë kallëzuar dikush. Ai është arrestuar para Vitit të Ri. Vëllai im ka qenë me kartelë mjekësore sa i përket shëndetit, prej 18 vitesh. Nuk ka qenë institucioni përkatës për ta mbajtur në burg. Është paraqitur në Gjykatë me kartelën shëndetësore, por nuk është marrë në konsideratë. Është shumë e padrejtë sepse ka qenë me mjekim sa i përket shëndetit mendor, dhe ai nuk duhet të ishte mes të gjithë kriminelëve.

Kjo është arsyeja sipas meje, prej 18 vitesh nuk ka dhënë shenja. Nusja e tij në 8 të mëngjesit ka qenë e përgatitur për ta takuar dhe aty ka marrë njoftimin. Nuk ka qenë në dijeni as avokati për vetëvrasjen. Ka shfaqur shqetësime, mendoj se nga pjesa e izolimit dhe nga institucioni ku ai është mbajtur i burgosur, nuk duhet të ishte aty.

Lexo edhe :  Vritet në mes të vreshtave shqiptari në Greqi!/ Fjalët e fundit të 41-vjeçarit

Ngjarja ka ndodhur natën rreth orë 2 apo 3, ne jemi të informuar nga njerëzit. Avokati e ka marrë vesh lajmin dje në orën 12:00 nëpërmjet medieve. Bilbili ka qenë në emigracion që i vogël dhe për shkak të jetës së vështirë kaloi në depresion. Këtu ishte me kemp, herë pas here shkonte në Greqi, kishte edhe nusen në punë. Banesa është e tyre, por janë në borxh sepse e kanë ndërtuar me borxhe.

Fajtore sipas meje është Gjykata dhe Institucioni i Burgut që nuk ka kryer detyrën siç duhet. Ky rast na ka shkatërruar, dua që të ndiqet çështja dhe të kryhen hetime nga momenti i arrestimit, duke përfshirë edhe Gjykatën për vendimin masës arrest me burg për një të sëmurë mendor”!

 

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV