Kryeopozitari Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të marrë masa serioze në pikat kufitare për shkak të përhapjes me shpejtësi të rasteve të të infektuarve me coronavirus në Italinë fqinje.
Basha thotë se çdo pikë kufitare në Shqipëri dhe qendër shëndetësore duhet të të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura për t’u përballur me virusin vdekjeprurës.
“Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga coronavirus ndëkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare. Çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura për të evidentuar dhe trajtuar në kohë çdo rast të mundshëm”, shprehet kreu i PD-së.
Numri i të infektuarve në Itali ka arritur në 79, ndërkohë që dy persona humbën jetën dje nga coronavirusi.
Emrat/ Këto janë 11 komunat italiane që coronavirusi i ka kthyer në karantinë
Alarmohet dhe Torino, shkon në 3 numri i të infektuarve nga coronavirusi