Humbi kontrollin prej mbingarkesës, dyshimet mbi aksidentin ku vdiqën 2 dhe u plagosën 8

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kthesa e fortë në rrugën e fshatit Çekrez të Gramshit dhe mbingarkesa në mjetin fouristradë kanë ndikuar te shoferi me iniciale M.Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, që të humbasë kontrollin dhe të dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen dy shtetas sirianë dhe janë plagosur tetë shtetas të tjerë. Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Gramshit, por më pas janë transportuar për në Tiranë, ku pesë prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shqipëria është përdorur vazhdimisht si rrugë kalimi për shumë refugjatë nga Siria dhe shtete të tjera të Lindjes së Mesme që synojnë Evropën Perëndimore, kryesisht Gjermaninë. Deri më sot kjo është ngjarja më e rëndë ku përfshihen refugjatë nga Siria.

Të fundit

Ambasada Amerikane ka një mesazh për qytetarët shqiptarë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh të rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë që...

Trafik armësh nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar?

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal, të cilët akuzohen për trafik armësh nga Shqipëria drejt Mbretërisë...

“Buka”, GJKKO kalon në gjyq themeli dosjen në ngarkim të Ahmetajt

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim themeli dosjen "Buka" në...

Konflikt te Barcelona, diskutohet shiriti i kapitenit

“Grada” si kapiten, që mban Marc ter Stegen nga sezoni i kaluar, mund t’i ndryshohet. Te Barcelona duan t’ia heqin shiritin portierit gjerman. Sipas...

Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e 3 fshatrave në Delvinë

Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë,...

Lajme të tjera

Web TV