Koronavirusi, Spahia: Ministria e Shëndetësisë fajtore, s’ka seriozitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia foli në lidhje me masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga koronavirusi. Spahia u shpreh fillimisht se në Itali është bërë punë e mirë për zbulimin e personave të infektuar nga ky virus. Sipas tij, ky fakt ka bërë që të zbulohen kaq shumë persona me koronavirus.

Më tej, Spahia foli për masat e marra në Shqipëri. Ai tha se që në fillim të përhapjes së koronavirusit duhet të ishin marrë masa nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas tij, institucionet shqiptare kanë qenë në apati totale.

Spahia shtoi gjithashtu se kontrollet në pikat kufitare duhet të kishin qenë më të mëdha. Ai tha se ka inspektuar nga afër punën që bëhej në pikat kufitare, ku ka konstatuar se personeli mjekësor nuk është i pajisur me mjetet e duhura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Shqipëria që në momentin e parë të shfaqjes së këtij virusi, duhet të kishte qenë kamban alarmi për vendin tonë për të marrë disa mase. Tani që virusi është te porta, kambana për autoritetet shqiptare duhet të ishte alarmante.

Kam vënë re një mos seriozitet për trajtimin e kësaj situate nga strukturat  e shtetit shqiptar. Ne i lamë disa ditë kohë institucioneve tona për përballimin e kësaj situate për t`u organizuar. Por ne kemi parë një apati totale nga institucionet përgjegjëse. Pastaj filluam denoncimin e situatës që kishte në thelb të vetin mungesën e përgjegjësisë. Faji kryesor bie mbi Ministria e Shëndetësisë për të gjitha denoncimet që kemi bërë ne dhe media.

Po ti shikoni ka pasur një papërgjegjshmëri totale në mënyrën e organizimit, pajisjen me mjetet e duhura të personelit shëndetësor. Fillojmë me hapin e parë që është kontrolli në pikat hyrëse të vendit tonë. Mjekët duhet të ishin me mjetet e duhura jo vetëm për identifikimin e pacientëve të mundshëm, por edhe për mbrojtjen e tyre.

Unë i kam parë vetë, që masat ishin disa maska të thjeshta apo ndonjë dorezë. Këto nuk mjaftojnë për tu mbrojtur. Kthehet në problem madhor edhe infektimi i personelit mjekësor, që mund të bëhet përhapës i koronavirusit”, tha Bardh Spahia në studion e lajmeve të Ora News.

Të fundit

Netanjahu: Do e pushtojmë plotësisht Gazën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të hënën se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit...

“Berisha jo pensionist politik”, kompania lobuese e PD ndryshon tekstin

Kompania lobuese e pajtuar nga Partia Demokratike në SHBA, Continental Strategy, ka përcjellë një amendament të dokumentit të fundit duke korrigjuar frazën referuar Sali...

Nxehtësi ekstreme në Emiratet e Bashkuara, temperatura deri 51.8 gradë

Emiratet e Bashkuara Arabe po përballen me një rritje të ndjeshme të temperaturave këtë verë, pas pranverës më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, me...

3 orë përballje me SPAK, Meta: Hetimet janë të fabrikuara

Ish-presidenti Ilir Meta la qelinë e paraburgimit 313 dhe u paraqit mesditën e së hënës në Prokurorinë e Posaçme, ku iu komunikua mbyllja e...

Kush i gjuan penalltite te Real Madrid? Xabi Alonso merr vendimin final

Duke qenë se sezonin e kaluar, Real Madrid humbi një të tretën e penalltive të dhëna, nga 19 në total, duke ndezur një debat...

Lajme të tjera

Web TV