Shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, afati për aplikimet deri në 28 shkurt

Italian rescuers stand in front of a collapsed house of Lala family in Durres, western Albania, Thursday, Nov. 28, 2019. Hopes were fading Thursday of finding anyone else alive beneath the rubble of collapsed buildings in Albania two days after a deadly quake struck the country's Adriatic coast, with the death toll increasing to 40 after more bodies were pulled from the ruins. (ANSA/AP Photo/Hektor Pustina) [CopyrightNotice: Copyright 2019 The Associated Press. All rights reserved]

Të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti, duhet të nxitojnë të aplikojnë pranë sporteleve të posaçme të platformës “shtëpia ime”, në njësitë administrative përkatëse, për të përfituar nga programet e rindërtimit. Për të bërë aplikimin, qytetarët duhet të paraqesin  dokumentin e pronësisë së banesës dhe kartën e identitetit. Afati i fundit për aplikimet është 28 shkurti.

Kërkesa juaj do të regjistrohet në platformën #SHTËPIAIME nga stafet e dedikuara në sportele, të cilat, me pëlqimin tuaj, do të marrin përgjegjësinë e plotësimit të gjithë dokumentacionit të nevojshëm brenda 30 ditëve nga dita e aplikimit, për të kaluar në fazën tjetër të përfitimit.

Aplikacioni ju jep mundësinë aplikuesve që të ndjekin nga celulari, ecurinë e aplikimit në çdo kohë. Aplikimi në këtë platformë është kriter ligjor që duhet përmbushur për të përfituar nga procesi i rindërtimit.