Thyen stolat në “Air Albania”, arrestohen 3 tifozë, 9 të tjerë në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

3 persona janë arrestuar, 9 janë shpallur në kërkim dhe 6 të tjerë janë proceduar penalisht për shkak se thyen stolat në stadiumin “Air Albana” në kryeqytet dhe hodhën sende të forta në fushë.

Ngjarjet për të cilat akuzohen persona kanë ndodhur më 21 shkurt gjatë ndeshjes Tirana-Kukës dhe më 22 shkurt gjatë ndeshjes Partizani-Bylis.

Pas veprimeve hetimore është bërë i mundur zbulimi, kapja dhe arrestimi në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” dhe  “Shkatërrimi i pronës”, i shtetasve:

  1. M., 39 vjeç, K. B, 26 vjeç, tifozë të skuadrës së Bylysit, si dhe L. G, 35 vjeç tifoz i skuadrës së Tiranës.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 9 tifozë të skuadrës së Tiranës dhe konkretisht shtetasit E.M, J.S, A.T, M.H, M.B, A.S, E.S, G.M dhe F.SH.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 tifozë të Tiranës konkretisht shtetasit J.K, A.LL, E.Z, T.A, A.R dhe D.T

Nga terësia e veprimeve proceduariale të kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se këta shtetas kanë kryer veprime të dhunshme gjatë zhvillimit të ndeshjeve duke dëmtuar stolat dhe hedhur sende të forta në fushën e futbollit “Air Albania”, Tiranë.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e prsonave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme.

Materialet proceduriale i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” dhe “Shkatërrimi pronës”.

Të fundit

Vrasja e rojes me porosi nga Dubai, zbulohet roli i 42-vjeçarit të arrestuar

Një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Renato Hoxhajt, ngjarje e ndodhur në prill të këtij viti në...

Ministria e Bujqësisë hap aplikimet për Skemën e Investimeve

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur zyrtarisht skemat e reja për mbështetjen e fermerëve. Këtë vit janë 9 skema mbështetëse, përveç atyre...

“Çuna respekte, por kaq ishte!” Rama nis gjobat ndaj lavazheve

Në gjithë vendin po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe kthimin e ambienteve të përbashkëta komuniteteve. Përveç lirimit të hapësirave publike në zonat...

Merkato e nxehtë, Interi shet yllin e skuadrës në Premier League?

Ndërsa Interi po përqendrohet kryesisht te ardhja e Ademola Lukman, objektivi kryesor për sulmin i trajnerit Kivu, klubi nuk ndalon lëvizjet edhe në pjesën...

Vettingu largon nga drejtësia prokurorin e Sarandës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur këtë të premte më 1 gusht vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho....

Lajme të tjera

Web TV