Vjollca Hoxha humbet mazhorancën në Digitalb, reagon Tv Klan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vjollca Hoxha ka humbur betejën gjyqësore me aksionerët e ‘Supersport’, duke humbur kështu edhe mazhorancën në kompaninë Digitalb. Drejtuesja e Top Medias ka zbritur në 42% të aksioneve në Digitalb pasi Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për të bllokuar kalimin e një pjesë të aksioneve të saj dhe të fëmijëve te aksionerët e Supersport.

Biznesmenët Armand Duka, Saimir Mane, Agim Zeqo, Aleksandër Frangaj dhe Edmond Leka janë bërë tashmë aksionerë të Digitalb.

Ishte viti 2010 kur aksionerët e Digitalb synuan blerjen e Supersportit për një shifër prej 20 milionë euro, të cilat do të paguheshin me këste brenda 10 vitesh. Duke qenë se pagesa nuk u finalizua brenda kësaj periudhe, aksionerët e Supersport kërkuan dëmshpërblim financiar, por familja Hoxha raportohet se ka refuzuar, ndryshe nga aksionerët e tjerë.

Në këto kushte, aksionerët e Supersport kërkuan në gjykatë që të merrnin si dëmshpërblim aksionet e Vjollca Hoxhës e fëmijëve të saj në Digitalb.

Lajmet e publikuar në tvklan.al

Menjëherë pas publikimit të vendimit, Tv Klan ka reaguar duke publikuar në faqen ‘online’ të gjitha shkrimet e protaleve që raportojnë mbi humbjen e mazhorancës së Vjollca Hoxhës në Digitalb.

Vitin e kaluar u mor vendimi që Tv Klan të përjashtohej nga Digitalb, çka raportohet se i ka shkaktuar jo pak probleme televizionit të drejtuar nga Aleksandër Frangaj.

Dy grupet më të mëdha mediatike ndodhen prej muajsh në përplasje me njëra-tjetrën, ndërkohë që pak ditë më parë në Gazetën Shqip u publikua një artikull me titull: “Pse po sulmohet Top Channel?”, ku Frangaj ishte një prej të akuzuarve.

-“DigitAlb-it i janë grabitur 32 mln euro”, Top Channel: Ja pse po na sulmojnë

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV