Avokati Saimir Visha: Nuk mund të bësh show para SPAK-ut

Avokati Saimir Visha, referuar kallëzimit të presidentit Meta, tha se ndryshon institucioni nga individi.

Visha u shpreh se nuk mundet që të bëhet show para SPAK-ut, pasi është ngritur për të luftuar jakat e bardha dhe jo për të rrëmbyer kompetencat e gjykatës kushtetuese.

“Ndryshon institucioni nga individi. Nuk mundet kurrsesi të bësh një show para SPAK-ut. SPAK-u mezi e ngritëm për jakat e bardha, për korrupsion, jo për të rrëmbyer kompetencat e gjykatës kushtetuese. Nuk ka lidhje që një kallëzim të zëvendësojë institucionin”, tha avokati Saimir Visha në studion e “360gradë”.