Frika nga virusi, italianë e shqiptarë dynden drejt Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët që jetojnë në Itali dynden të kthehen në atdhe ndërsa një nga arsyet kryesore është edhe përhapja e epidemisë së koronavirusit në vendin fqinj. Në pikën e kalimit në Brindisi janë shënuar këto ditë radhë të gjata udhëtarësh. Udhëtarët ankohen për vonesa të mëdha që u duhet të durojnë dhe të presin në terminalin e Brindisit. ‘Fax News’ ka udhëtuar drejt Italisë dhe është ndaluar edhe në portin e Brindisit dhe nga aty ka marrë disa dëshmi shtetasish italianë të cilët kanë kritika për qeverinë e tyre.

Ata shprehen se kanë mbi 4 orë që presin në temperatura të ulëta. Janë italianët ata që me tone më të ashpra dënojnë vonesat e shkaktuara në port të cilët thonë se po shkojnë në Shqipëri për shërbime dentare, ndërsa akuzojnë shtetin italian për burokracira: “Jam nga Brindisi, po shkoj në Shqipëri, kemi 3 orë e gjysmë që po presim në të ftohtë, në orën 11 na thanë që do bëhet imbarkimi.

Nuk është hera e parë që ndodh! Mua më ka ndodhur dy herë, po na trajtojnë si dele. Është mëkat, këtu ka të sëmurë, të moshuar dhe fëmijë, e tmerrshme. Po rrimë jashtë. Nuk ka një vend ku të presim, s`ka sallon, apo një vend të mbyllur, është ftohtë, mezi po durojmë”, tha italiani.

“Kemi që në orën 11, tani është 1 e gjysmë! Të paktën sot temperaturat nuk janë aq të ftohta sa herët e tjera por sërish është shumë ftohtë. Na thonë vetëm të presim. Janë të ç’organizuar! Politikanët e kanë shkatërruar këtë qytet, tani po shkatërrojnë edhe portin. Kam këtu që në orën 10, shumë orë në pritje, po na paralizohen këmbët, po shkojmë në Vlorë për të bërë dhëmbët”.

Lexo edhe :  SPAK mbyll hetimet, Vëllai dhe kushëriri i deputetit ndihmuan për vrasjen e Durim Bamit

Italia Është duke përjetuar një situatë alarmi ditët e fundit sa i përket rasteve të shtuara të personave të prekur nga koronavirus. Një arsye kjo që po kthen masivisht në atdhe edhe shqiptarët që jetojnë në Itali. Por sa i përket situatës në fjalë, shqiptarë por edhe italianë shprehen se janë të trembur, kanë frikë për vete dhe për fëmijët ndaj po vijnë të kalojnë ca ditë në Shqipëri deri sa të kalojë situata e rrezikut.

Të fundit

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë...

Trump kërkon takim me Putin javën e ardhshme

I dërguari im i posaçëm, Steve Witkoff, sapo pati një takim shumë produktiv me Presidentin rus Vladimir Putin. Është arritur përparim i madh!”. Ky ishte...

Real Madrid ‘prenoton’ 3 transferime për vitin tjetër! Kushtojnë… 0 euro

Florentino Perez ka identifikuar 3 emrat e mëdhenj që pritet t’i bashkohen Real Madridit verën e vitit ardhshëm, falas. I pari dihet që është...

Pavarësisht përpjekjeve, në Patos digjen 4 hektarë me pisha

Rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë të Patosit. Sipas kryeplakut Nuri Gllava, masivi pyjor ka dekada pa pastruar...

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra

Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin Ashanti të Ganës jugore të dielën dhe si pasojë e aksidentit ajror mbetën të vdekur tetë personat...

Lajme të tjera

Web TV