Gripi, të bësh dashuri është ilaçi më i mirë natyror

Dashamirët e recetave natyrale kundër gripit, vëmendje: shkenca ju ofron një mënyrë krejt të këndshme.

Për t’u shëruar keni nevojë për dashuri, ose më mirë të bëni dashuri.

Pikërisht kështu, sipas një studimi të kohëve të fundit, i cili thotë se të bësh dashuri gjatë periudhës që je me grip do t’ju ndihmojë në shërimin e natyrshëm.

Zbulimi vjen nga Zvicra: sipas studimit të bërë nga Manfred Schedlowski, i cili thotë se duke bërë dashuri simptomat do të lehtësoheshin me 60%.

Shkencëtari analizoi një grup çift me pacientë, me qëllim që të bënin dashuri.

Testet do të tregonin nëse kjo praktikë gjatë gjendjes së etheve do të rriste prodhimin e qelizave T (të njohura edhe si limfocitet T), të afta për të luftuar qelizat e infektuara me virus.

Me pak fjalë, dashuria mbetet gjithmonë ilaçi më i mirë natyror!

Burimi: ilmessaggero.it