“Protesta deri në ndërhyrjen e ndërkombëtarëve”

Duhet të ketë një valë protestash të qëndrueshme deri në ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar,” deklaroi sot deputeti Lefter Maliqi.

Maliqi tha se palët nuk mund ta zgjidhin këtë krizë, pasi kryeministri Edi Rama ka frikë.

Unë dua të them që është e domosdoshme vala e protestave të qëndrueshme derisa ndërkombëtarët të ndërhyjnë“, tha Maliqi i ftuar në studion e lajmeve në Ora News.