Cakaj në Konferencën e Selanikut, shmanget edhe përshëndetja me Dendias

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka marrë pjesë dje në Konferencën e Selanikut, ku të pranishëm ishin të gjithë ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Nuk është viti i parë që kjo konferencë zhvillohet, por këtë vit Ministria e Jashtme e Shqipërisë nuk ka dhënë pothuajse asnjë informacion.

MPJ është mjaftuar me shpërndarjen e një statusi në ‘Facebook’ që Cakaj ka bërë për pjesëmarrjen e tij në konferencë.

Ajo që bie në sy është fakti që në njoftimin e MPJ-së shqiptare nuk ka asnjë foto të Cakajt me organizatorin e konferencës, Nikos Dendias, ministër i Jashtëm i Greqisë. Edhe ky i fundit në rrjetet sociale nuk ka publikuar asnjë foto me Cakajn. Aty gjenden foto të takimeve dhe përshëndetjet e Dendias me homologët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bullgarisë apo Kroacisë, por jo me homologun shqiptar.

Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë duket se janë rikthyer sërish në pikën e ulët që ishin disa vite më parë pasi po shmangen edhe fotot të paktën nga takimet përshëndetëse midis përfaqësuesve të të dyja vendeve.

Gjithashtu, kryeministri Edi Rama nuk është ftuar asnjëherë në Greqi për vizitë zyrtare, që kur mori drejtimin e vendit në vitin 2013-të. Edhe dy kryeministrat e fundit të shtetit fqinj, Aleksis Tsipras dhe Kyriakos Mitsotakis nuk kanë ardhur në Tiranë për takime dypalëshe.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV