Mashtrimi me suplementet në Shqipëri/ Ja kush fiton dhe kush humb

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Industria e suplementeve siguron të ardhura marramendëse duke shitur produktet që nuk janë faktuar shkencërisht, e që japin rezultatet për të cilat premtohen.

Duhet të qartësojmë se nuk ka as studime shkencore që të tregojnë të kundërtën. Megjithatë edhe pse dihet që suplementet nuk shkaktojnë dëme te një njeri i shëndetshëm, e kundërta ndodh për persona që mund të kenë sëmundje kronike.

“Të dhëna shkencore kur ne jemi të shëndetshëm mbi element negativë që mund të na shoqërojnë, nuk është se ka. Por kur ne kemi një patologji preekzistuese të zemrës, veshkave, alergji të caktuara, te nënat shtatzëna ose gjatë laktacionit nuk mund të marrin integrator ushqimor të shtuar pa u këshilluar me mjekun e tyre”, – na tregon Brikena Xhixho, dietologe

Si rezultat i kërkesës gjithnjë e në rritje për suplemente ekspertët thonë se konsumimi i tyre pa kriter dhe i pakonsultuar me mjekun mund të shkaktoj dëme në shëndetin e njeriut.

Ndërkohë që në Shqipëri kemi një fenomen komplet të kundërt nga ai që ndodh në botë. Në vendin tonë shitja më e madhe e suplementeve realizohet nga përshkrimi i mjekut, që në shumicën e rasteve nuk është i nevojshëm. Mjekët përfitojnë nga fakti se pacienti i beson recetës së tij. Shumica e pacientëve nuk e dallojnë dot një suplement nga një medikament dhe për këtë arsye ata denden në pilula.

“Ka njerëz të cilët janë të disinformuar për suplementet, të cilët vërtet të bëjnë mire dhe i quajnë ilaçe. Duhet ti ndajmë këto dy raporte dhe njerëzit duhet të mirë informohen”, Dorina Mema, Instruktore Palestre
Për të qenë transparent dhe të ndershëm, mjekët duhet që të qartësojnë pacientin, për atë që janë duke i shkruar në recetë. Aq më shumë kur janë pacientë që duhet të paguajnë çmimet e kripura që kanë suplementet.

Lexo edhe :  Mbyllen masivisht klubet e natës, ja faktorët që ndikuan në këtë vendim

“Udhërrëfyesit dhe protokollet klinike që paracaktojnë mënyrën më të mirë se si mjekohet një sëmundje, nuk janë suplementet të përfshira. Janë pjesë të caktuar të tyre ta zëmë ndonjë vitaminë për të përforcuar, ndonjë element tjetër , magnezit, kalcium ose vitaminë D të cilat ekzistojnë në arsenalin mjekësor në formë të pastër dhe mund të rekomandohen nga mjekët në recetë”, tregon Prof. Dr. Iuf Kalo, Mjek, Lektor pranë UET.

“Unë do të isha pro në fakt që mjeku më shumë të merrej me edukimin e pacientit. Le të themi stilin e jetesës, domosdoshmërinë e ushqimeve por pa harruar edhe suplementet. Thelbi i abuzimit për mendimin tim lidhet me faktin se edhe barnat edhe suplemntet përshkruhen me emrat tregtar dhe jo me emrat kimik. Që në fakt është më e ndershme për aq kohë sa pacienti nuk duhet të sugjestionohet në lidhje me markën e barnave apo të suplementeve që ai përdor”, tregon Johana Mihani, farmaciste./tch

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV