Mesazhi i Uashingtonit: Po koordinohemi për zgjidhje në Ballkan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar me ngulm arritjen e një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,  pasi një gjë e tillë do të vendoste paqen afatgjate në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Një mesazh të fortë se po koordinohen për të gjetur zgjidhje në Ballkan e ka dhënë ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, raporton gazeta Express.

Ajo ka publikuar një foto ku shihet bashkë me zv.ndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Filip Riker, dhe me Përfaqësuesin Special Presidencial të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke paralajmëruar se po koordinohen për të shfrytëzuar fuqinë e SHBA-së për të arritur zgjidhje në Ballkan.

Në Uashington, duke koordinuar veprimet për forcimin e miqësive dhe aleancave, për të shfrytëzuar fuqinë e SHBA-së për të arritur zgjidhje në Ballkan”, ka shkruar ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, duke i etiketuar Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë dhe atë në Beograd.

Të fundit

Arrestohet autori i zjarrit në Shetel të Shijakut

Policia ka njoftuar ditën e sotme se është bërë i mundur arrestimi i autorit të dyshuar të zjarrit që...

Fundi i një shpirttrazimi: Vincent van Gogh qëllon veten, vdes dy ditë më pas

27 korrik 1890 Leonard Veizi Në muzgjet e fundkorrikut 1890, fusha të arta me grurë përkundeshin nën erën e Auvers-sur-Oise, si të shkundura nga një...

Jashtë kontrollit zjarri në Borsh, turistët dhe banorët në panik!

Borshi po përballet me një situatë shumë problematike për shkak të zjarrit që ka dalë jashtë kontrollit. Ndërhyrjet po bëhen si nga toka, ashtu edhe...

A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO?

Rusia tani “po prodhon tre herë më shumë municion brenda tre muajsh sesa e gjithë NATO-ja gjatë një viti”, deklaroi së fundi sekretari i...

Çmimet e bulmetit në Shqipëri janë të katërtat më të shtrenjtat në Europë

Pikërisht pas 2019-s, me uljen e TVSH-së së kreditueshme (nga 20% u bë 6%) prej vitit 2020, konsumatori shqiptar e ka blerë qumështin dhe...

Lajme të tjera

Web TV