Mos u trembeni nga koronavirusi: Ja ç`duhet të hamë për ta parandaluar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Larg panikut për situatën gripale që ka kapur vendin. Bëhet fjalë për një situatë virozësh të cilat mund të parandalohen edhe me anë të disa trukeve që ne mund t`i bëjmë në shtëpitë tona pa patur nevojë të shkohet te mjeku, farmacia po edhe te spitali, ku dihet se janë më të frikshëm se vetë sëmundja , sidomos në vendin tonë. Ekspertët e çështjeve gripale për këtë situatë hedhin dritë mbi një sërë të dhënash që përbëjnë masat korrekte kundër koronavirusit dhe një prej tyre janë edhe çajërat, lëngjet e frutave dhe uji.

Zyrtarët mjekësorë në të gjithë botën iu bëjnë thirrje qytetarëve që të kujdesen dhe të marrin masat mbrojtëse ndaj këtij virusi. Së pari duhet të kuptohet se simptomat e koronavirusit, i quajtur SARS-CoV, janë shumë të ngjashme me virusin sezonal. Ato përfshijnë probleme me frymëmarrje, kollë, vjellje dhe temperaturë. Në disa raste më serioze, ky virus mund të shfaqë edhe simptoma më të rënda siç janë tek personat me pneumoni, sindromë akute respiratore dhe ata me probleme me veshkat.

Disa nga ushqimet, të cilat duhet t’i përdorni për t’i parandaluar viruset janë ato, të cilat kryesisht përmbajnë vitaminë C. Disa nga këto produkte janë, sipas mjekëve janë çaji i xhenxhefilit, portokalli, uji, boronicat, domatet, limoni, kivi, grejpfruti! Njerëzit kanë aftësi të marrin në duar fatet e veta në momentin kur kujdesen për të patur një trajtim me mjete bio që janë lehtësisht të gjendshme edhe në tregjet tona. Në fakt përveç tyre një element mjaft i domosdoshëm që nuk duhet të mbesë jashtë vëmendjes së qytetarëve në këtë kohë janë supërat dhe përdorimi i hudhrës! n.k/Fjala.al/

Të fundit

113 vite më parë ”Titanic”-u nisi udhëtimin e parë dhe të fundit

Më 10 prill 1912, ”Titanic”-u u nis nga Southampton, pak pas mesditës, duke nisur zyrtarisht udhëtimin e tij të...

Çifti Michelle – Barack Obama u përfolën për divorc, por si qëndron e vërteta?

Michelle Obama duket se prej kohësh është në qendër të thashethemeve që s’kanë as kokë e as bisht, por në fund të ditës, e...

FSHF i mbyll stadiumin Vlorës, ja çfarë ndëshkimi u mor për Tiranën pas fitores në derbi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF ka dhënë disa vendime pas incidenteve në ndeshjet e javës së kaluar. Vendimet e plota: KF Tirana, për sjellje...

Fushatë me paga, pensione e taksa/ Sa realiste janë premtimet e dy forcave kryesore ?

Programe realiste e jo premtime elektorale, paqe fiskale apo zbritje e taksave dhe mbështetje e shtresave në nevojë. 2 forcat politike vetëm pak javë para...

Kodrinat misterioze 2000-vjeçare të Amerikës

Nga Brandon Withrow - BBC/ Të ndërtuara nga një qytetërim misterioz që nuk la pas asnjë të dhënë të shkruar, këto struktura gjigante janë tani...

Lajme të tjera

Web TV