Taulant Balla: Nuk na prek Koronavirusi se jemi shtet normal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithëm dhe njëherësh kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se Shqipëria është një vend normal dhe nuk ka nevojë për panik nga koronavirusi.

Ai u pyet nëse do të ishte me vend mbajtja e kongresit në një ambient të mbyllur, Balla iu përgjigj duke thënë se nuk ka vend për panik, pasi qeveria ka marrë të gjitha masat e nevojshme.

Së pari, Shqipëria është një shtet normal, ka një qeveri që bën detyrën çdo ditë. Ka një Ministri Shëndetësie që gjej rastin ta përgëzoj, për marrjen e masave shumë më parë në kohë se ky virus të afrohej ne Europë.

Prej momentit të shfaqjes në Kinë, janë marrë masat në bazë të një protokolli të mirëdetajuar sipas OBSH. I bëj thirrje qytetarëve se nuk ka hapësirë për panik. Gjithçka duhet bërë sipas instruksioneve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kongresi do të zhvillohet normalisht, sipas agjendës tre ditore, është në mjedis të mbyllur, siç është Pallati i Kongreseve, për çdo lloj mase tjetër kushdo duhet të ndjekë protokollin e masave parandaluese.” u shpreh Balla.

Kreu i grupit parlamentar kritikoi ashpër ish-kryeministrin Berisha i cili sipas tij, sa herë ka ngjarje të tilla është burimi i gjithë alarmeve për vendin.

Dua të them dy fjalë, personazhi më negativ mbetet Sali Berisha që sa herë ka epidemi apo ngjarje në vend, është burimi i gjithë alarmeve dhe shpikjes se lajmeve panikuese pa asnjë lloj burimi.

Që kur tmerroi Kavajën për sa i përket përcaktimit të karantinës, ishte e turpshme që një ish-kryeministër të shpërndajë lajme të tilla me asnjë të vërtetë, brenda edhe për faktin që dikur ka qenë doktor.

Kjo sjellje e turpshme nuk ndodh as në Itali, ku është shfaqur koronavirusi. Qeveria është në krye të detyrës, po zbaton protokollin nga OBSH. Dua t’i them çdo qytetari anashkaloni lajmet e rreme të çdo qytetari dixhital apo regjistrimi zanor.

Duhet të jemi të sigurt se qeveria po bën gjithçka duhet dhe strukturat në të gjithë territorin po kryen verifikimin e duhur. “ -u shpreh Balla.

Të fundit

Shqiptarët “nën armë”, vetëm kur i thërret politika

Nga Leonard Veizi   Deri në 9 maj, zyrtarisht jemi në fushë e betejën politike. Atë ditë, ndërsa Evropa kujton...

PD kthen sytë nga SPAK, nisin denoncimet e para publike

Ndonëse PD ka vënë shpesh në shënjestër Prokurorinë Speciale, kohët e fundit ka nisur dhjetëra denocime. Drejtuesi politik I PD-së për qarkun Fier, Gazment...

Atentatet tronditin sërish vendin/ Breshëri plumbash makinës në Tiranë, 4 të plagosur

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur katër persona. Pas atentatit mafioz të ndodhur pak orë më parë në qytetin e Lezhës, ku mbeti i...

Beqarët duhet të kenë pak më shumë durim…çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Dashi Do kërkoni me ngulm gjatë kësaj dite më shumë liri në jetën në çift, por do e kuptoni se në fakt nuk është ajo...

Lajme të tjera

Web TV