Bashkia e Tiranës rrit tarifën e pastrimit, 15% më shumë për familjet, 60% për biznesin e vogël

Tarifa e pastrimit në Tiranë ka pësuar një tjetër rritje për vitin 2020. Është Nisma Thurje që raporton se në paketën fiskale për këtë vit është rritur kjo tarifë.

15% më shumë do të paguajnë familjet dhe bizneset e mëdha në Tiranë për pastrimin, ndërsa rritja për biznesin e vogël është edhe më e madhe duke arritur në 60%.

Një familje që deri dje paguante 5.000 lek në vit tarifë pastrimi, nga sivjet do të paguajë 5750 lek. Nga 3500 që paguante një biznes i vogël (0-2 milionë), këtë vit do të paguajë 5750 lek.