Besa Shahini: Për rastin e Fierit janë shkarkuar personat e përfshirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar pas deklaratave të PD se qeveria nuk dënon abuzimin seksual të mësuesve me nxënësit.

Me anë të një komenti në rrjetin social “Facebook,” ministrja thotë se të gjithë personat e dyshuar në rastin e Fierit janë shkarkuar dhe po ndiqen edhe penalisht.

Reagimi i plotë i ministrisë së Arsimit

Të gjithë personat e dyshuar si të përfshirë për abuzime ndaj nxënësve në rastin e një shkolle në Fier janë shkarkuar apo janë duke u ndjekur edhe penalisht.

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka marrë masa të tjera të menjëhershme si ndryshimin i pjesëtarëve kryesorë të stafit të institucionit arsimor, dhënien e ndihmës psiko-sociale, ndërsa ndjekim nga afër çdo zhvillim në lidhje me hetimet e organeve kompetente.

Parandalimi është kyç, prandaj rregullorja e re e arsimit parauniversitar parashikon dënimet më të larta për ata që nuk punojnë në të mirën e nxënësve, abuzojnë apo përdorin çfarëdo lloj forme të dhunës në shkollë. Masat janë marrë edhe pse jemi ende në gjendjen e dyshimeve dhe jo përfundimeve finale, që tregon seriozitetin me të cilin MASR dhe institucionet e varësisë marrin në raste të tilla.

Natyrisht, masat e ndërmarra nuk janë trumbetuar në media për shkak se qëllimi ynë nuk është të bëjmë dëm duke ekspozuar ata që ndihen të dëmtuar. Gjë, të cilën po e bëjnë ata që nuk po rreshtin së shfrytëzuari në mënyrë makabre këtë rast për tërheqje vijueshmërie mediatike apo qërim hesapesh politike. Ky është abuzim në vete dhe si MASR kemi detyrimin të luftojmë edhe këtë formë të abuzimit në mbrojtje të nxënësve tanë.

Të fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Shqipëria ka shumë rrugaçë?

Ishte një pasdite shtatori e vitit 1988, kur po kthehesha nga shkolla për në shtëpi. Në oborrin e lagjes...

“Qava si për djalin tim!” Gazetarja letër djalit që u dhunua për një shishe ujë

Gazetarja Fatma Haxhialiu e cila jo më larg se pesë muaj më parë solli në jetë një tjetër bekim, duke u bërë mami e...

42-vjeçarja çeke mbytet në Qerret

Një pushuese nga Çekia ka humbur jetën në Qerret të Kavajës pasditen e të dielës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në plazhin...

Netanyahu pas pauzës: Nuk ka më justifikime për OKB-në

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar për herë të parë pas njoftimit zyrtar të ushtrisë izraelite për masat e reja në rritjen e...

Si i thotë Guardiola “largohu” Alonsos? Me disa milionë euro më shumë…

Real Madrid po kërkon një mesfushor dhe Rodri është lojtari ideal për mesin e fushës për projektin që ka në mendje Xabi Alonso. Duke parë...

Lajme të tjera

Web TV