Numri i të rinjve të regjistruar të papunë shënon rritje! Ja faktorët që po ndikojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i të rinjve të regjistruar si të papunë në zyrat e punës ka shënuar rritje në tremujorin e parë të vitit 2023 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave zyrtare.

Burimet administrative tregojnë se në tremujorin e parë u regjistruan si të papunë në zyrat e punës 17,988 persona të moshës 15-29 vjeç, rreth 1500 ose 8.7% më shumë se në janar-mars 2022.

Megjithëse tregu i punës vitet e fundit po ofron fleksibilitet, duke rritur ofertën për punë, ata që po përfitojnë më shumë janë persona në moshë pensioni ose persona në prag të pensioni.

Vendet e reja të punës kërkojnë pak aftësi dhe për rrjedhojë paga afër minimales dhe nuk janë tërheqëse për të rinjtë.

Për shembull gati 70% e vendeve të reja të punës të ofruara vitet e fundit nga bizneset i përkasin sektorit të industrisë përpunuese kryesisht sektorit fason, sektorë që nuk parapëleqhen më nga moshat e reja.

Në të kundërt, bizneset ku punësohen më shumë të rinjtë janë Call Center, ndërsa moshat mbi 45 vjeç, punësohen kryesisht në profesione elementare, femrat në degët e industrisë përpunuese ndërsa meshkujt në ndërtim dhe miniera.

Agjencia Kombëtare e Punësimit vlerëson se niveli arsimor i ulët i të papunëve të regjistruar pranë Zyrave punësimit është një pengesë serioze në punësimin e tyre.

Punëkërkuesit e papunë me arsim deri në 9-vjeçar, përbëjnë 56% të totalit të Pu.Pa-ve të regjistruar, ndërkohë që 14% e ofertave të punës janë për specialist me arsim të lartë, teknik të mesëm dhe nëpunës, 26% janë për zanatçinjtë dhe 29% për punonjësit e industrisë.

INSTAT raportoi si të punësuar mbi 71 mijë pensionistë në tremujorin e parë të cilët përbënin 15.6 për qind të totalit të popullsisë mbi 65 vjeç. Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2022 numri i pensionistëve të punësuar u rrit me 17%.

Lexo edhe :  Çfarë mungon në verën ideale për fëmijët? Hapësirat publike bujare

Teksa popullsia në grup-moshat e reja po shënon rënie të shpejtë, në moshën më të vjetër ka rritje. Në janar të vitit 2023 mbi 454 mijë persona ishin mbi 64 vjeç me një rritje 3.4% në krahasim me vitin janarin 2022 dhe me rreh 17% në krahasim me janarin e vitit 2018.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se burrat në moshë pensioni janë të angazhuar në punë më shumë se gratë, pavarësisht se këto të fundit jetojnë rreth 5 vite me gjatë se burrat.

Në fund të vitit 2022, INSTAT raportoi se 20% e burrave në moshë pensioni ishin të punësuar në raport me gratë pensioniste me vetëm 6.4% në punësim.

Shifrat zyrtare tregojnë se pensionistët kanë norma më të larta punësimi në tremujorin e dytë dhe të tretë të çdo viti, ku përkon edhe kulmi i sezonit turistik dhe bujqësor. /Monitor/

Të fundit

Tërmeti me magnitudë 4.3 ballë godet qytetin e Bursës, lëkundjet ndihen edhe në Stamboll

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë ndodhi mesditën e së mërkurës rajonin Gemlik të Bursës . Konkretisht, sipas Agjencisë...

Trump ‘shpërthen’ ndaj Joe Biden: Është bir k…., donte që unë të isha në burg

Presidenti i SHBA-ve tha të martën gjatë një vizite në kampin e sapo ndërtuar të emigrantëve Alligator Alcatraz në Everglades se ish-presidenti Joe Biden...

Rekord i ri te Barcelona, fanellat e reja “çmendin” tifozët katalanas

Sot u nxorën në shitje fanellat e para, që Barcelona do të mbajë veshur për sezonin e ri. Katalanasit kanë vendosur rekord deri në...

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit

Banka e Shqipërisë ul në 2.5 normën bazë të interesit për lekun nga 2.75 për qind që ishte. Për herë të fundit norma bazë...

Presidenti i La Ligas: Do luftoj që Botërori të mos luhet më

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka shprehur sërish kundërshtimin e tij të hapur ndaj Kupës së Botës për Klube, duke deklaruar se do...

Lajme të tjera

Web TV