Flet i biri për humbjen e Nexhmie Hoxhës: Luftoi për Shqipërinë e re, jam krenar

Pas lajmit për ndarjen nga jeta të gruas së ish-diktatorit Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxhës, filluan dhe komentet dhe deklaratat e para.

Menjëherë bie në sy dedikimi i djali të saj Ilir Hoxha, i cili ka bërë njoftimin për miqtë dhe të afërmit.

Iliri shkruan se nëna e tij ia kushtoi gjithë jetën e saj lirisë së Atdheut dhe ndërtimit të Shqipërisë së re.

Më tej ai vazhdon se nëna e tij punoi për përparimin dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare, ndaj dhe do të ndjehen përherë krenarë për emrin dhe veprën e saj.

MESAZHI

Të nderuar miq e dashamires të familjes të Enver Hoxhes.

Me hidhërim të thellë ju bej me dije, se sot më datë 26 shkurt 2020, në moshën 99-vjeçare u nda nga jeta nëna jonë, Nexhmije Hoxha.

Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndërtimit të Shqipërisë së re, përparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi përherë krenarë për emrin dhe veprën e saj.

Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqipëri dhe kudo në botë.

Me respekt Ilir Hoxha

Tiranë 26 shkurt 2020

Shënim: Homazhet dhe percjellja për në varrezat e Sharrës do të behet nga Funeral Home Alba 2000 (prane Medresesë) nga ora 9 deri 12 të datës 27 shkurt

Në ditët pas varrimit, presim për ngushëllime në shtëpinë tonë, në Laprakë (pranë sheshit Shqiponja). Jeni të mirëpritur. Faleminderit.