“Goodbye BiH, welcome RS-exit”, vendet e Quintit kundërshtojnë ndarjen e Bosnjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me kërkesë të DW, Ministria e Jashtme gjermane jep një deklaratë të përbashkët të vendeve të Quintit për gjendjen në Bosnjë-Hercegovinë. SHBA, Britania e Madhe, Italia, Franca, Gjermania kërkojnë stabilitet në këtë vend.

“Qeveria gjermane e mbështet një Bosnjë-Hercegovinë stabile dhe funksionale, ku respektohen parimet e shtetit juridik dhe integriteti territorial”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme, të lëshuar në emër të vendeve të Quintit. Elementi më i rëndësishëm i stabilitetit në këtë vend, sipas këtyre vendeve, është Marrëveshja e Dejtonit, me të gjitha aspektet e veta. “Retorika secesioniste, sikur edhe bllokadat dhe ultimatumet, e kthejnë këtë vend mbrapa. Bosnje-Hercegovina ka nevojë për institucione funksionale dhe reforma që e përshpejtojnë shkuarjen e këtij vendi në drejtim të Bashkimit Evropian”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme dhe nënvizohet: “Respektimi i parimeve të shtetit juridik është elementi kyç, ndërsa Gjykata Kushtetuese institucioni më i lartë në vend, i cili duhet të respektohet.”
Përfaqësuesit e pesë vendeve më të zhvilluara industriale perëndimore mendojnë se Bosnjë-Hercegovina gjendet para sfidave të mëdha. Institucionet juridike të emëruara së fundi nga Gjykata Evropiane duhet të respektohen dhe kanë një detyrë shumë të rëndësishme.

Gjykata Kushtetuese

„Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe detyruese, si edhe Kushtetuta e vendit. Ndaj mendojmë se vendimi i Milorad Dodikut, për të bllokuar tregtinë dhe funksionimin e institucioneve të vendit, me synim kontestimin e institucioneve si dhe integritetit territorial të Bosnjë-Hercegovinës është shumë i dëmshëm jo vetëm për këtë vend, por edhe për afrimin e vendit me BE-në. Ndaj të domosdoshme janë reformat dhe sundimi i ligjit si dhe përmirësimi i gjendjes ekonomike në vend. Çëshja e zgjedhjeve lokale në Mostar duhet të zgjidhet sa më parë”, thuhet në reagimin e këtyre vendeve, dërguar DW.

Lexo edhe :  Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Kërcënimet e Dodikut

Dodiku më parë ka kërcënuar se do të insistojë për ndarjen dhe shkëputjen e Republikës Serpska nga Bosnje-Hercegovina. ‘Goodbye BiH, welcome RS-exit’, deklaroi së fundi Dodiku. Analistët thonë se ai në këtë mënyrë cënon drejtpërdrejt themelet e shtetit dhe cënon Marrëveshjen e Dejtonit. Ata kujtojnë se një projekt i këtillë ka ekzistuar edhe në vitin 2011 kur akademikët e atëhershëm Dobrica Qosiq dhe Lubomir Tadiq kanë hartuar një dokument me të cilin kërkohej ndarja e RS. Në këtë dokument thuhej se B-H nuk mund të funksionojë dhe se institucionet e saj janë antiserbe. Ndaj kërkohej ndarja e serbëve nga ky vend. Në media kujtohet edhe Memorandumi II, i vitit 1986 i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, ku kërkohej bashkimi i trojeve serbe. Ndërkohë që presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk është distancuar qartë nga deklaratat e fundit të Dodikut.

Të fundit

Dyshohet për 1100 viktima në Spanjë, sezoni më i “zi” prej zjarreve në histori

Valës së fundit të të nxehtit në Spanjë i ka ardhur fundi, por pasojat që ka lënë pas janë...

Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen: Partner i besueshëm!

Zelenski falënderon Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shpreh mirënjohjen e tij ndaj Shqipërisë dhe Presidentit...

1991 – Beteja e Vukovarit, si nisi lufta simbol për pavarsinë e Kroacisë

Beteja e Vukovarit ishte një nga ngjarjet më dramatike dhe simbolike të Luftës së Pavarësisë së Kroacisë. Ajo filloi më 25 gusht 1991 dhe...

Horoskopi ditor, 25 Gusht 2025

Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm drejt se ardhmes. partneri do...

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë londinez: "Vëlla, tani Anglia ka...

Lajme të tjera

Web TV