Rita Ora ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej javësh dhe tashmë është gati të rikthehet në shtëpi, në Mbretërinë e Bashkuar. Mbrëmjen e së enjtes, shqiptarja me famë botërore publikoi disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej mjaft atraktive teksa darkonte në një restorant.
Në mbishkrimin e tyre, ajo bënte të ditur se është e lumtur që më në fund i erdhi koha të kthehet në shtëpi.
“Njerëzit nuk e kuptojnë sasinë e përpjekjeve që vazhdojnë. Po kthehem në Evropë. Koha e shtëpisë. Mezi po pres”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e këtyre imazheve.
https://www.instagram.com/p/B9FLgv6Ftb8/?utm_source=ig_embed
Ndërkohë, e ëma e saj, Vera Sahatçiu-Ora nuk ka lënë pa e ngacmuar të bijën me një koment qesharak të shkruar në gjuhën shqipe.
“Po Ritë, hajde me u bo çikë e shpisë tash”, ka qenë komenti i bërë nga nëna e saj, që më pas është pasuar edhe me shumë replika të tjera nga ndjekësit shqiptarë të këngëtares.