Kurti heq taksën ndaj Serbisë më 15 mars, pjesërisht dhe me kushte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se do ta heq taksën për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina.

Pas takimeve me prodhuesit vendorë, kam ardhur tek ky qëndrim sa i përket tarifës 100%. Si Qeveri e Kosovës, nga java e ardhshme kemi vendosur që më 15 mars të hiqet taksa ndaj lëndës së parë”, ka thënë Kurti në konferencën për media.

Ai ka ftuar Serbinë që si përgjigje ndaj këtij vendimi të zotohet se do ta ndërpres fushatën për ç’njohjet rreth Kosovës.

Kurti ka thënë se taksa tërësisht do të hiqet më 1 prill për një periudhë 90 ditore.

Kurti thotë se nëse Serbia nuk reflekton, tarifa do të rikthehet përsëri.

Nëse pala serbe nuk reflekton përsëri, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 15 qeshor do ta rikthejë tarifën përsëri”.

Reciprociteti i plotë tregtar instalohet pas 15 qeshorit”, shtoi Kurti.

Të fundit

VIDEO/ Gola dhe spektakël mes Barcelona dhe Inter, kualifikimi vendoset në Itali

Barcelona dhe Interi kanë dhuruar një përballje të parë spektakolare mes tyre në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, në...

Sulmi i Monika Kryemadhit: “Tedi Blushi ka qenë pa shtëpi, sot ka tri. Gruaja e tij…”

Deputetja Monika Kryemadhi ka hedhur sërish akuza ndaj sekretarit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Kryemadhi dhe Blushi prej largimit të Monikës nga partia,...

Mister skandaloz për zgjedhjen e Papës! Kardinali “rinohet” me 11 muaj

Një ndryshim i pazakontë në dokumentet zyrtare të Vatikanit ka hedhur dritë mbi një mister të vogël, por me pasoja të mëdha: datën e...

SHBA vendos sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit

SHBA-të po vendosin sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit mes përpjekjeve të vazhdueshme të administratës Trump për të arritur një marrëveshje...

I ftohti dëmton 2 mijë rrënjë kivi në Llakatund, fermeri: Ia kam lënë Zotit në dorë!

Për të pasur sukses në bujqësi nuk mjafton vetëm toka pjellore, duhet përvojë dhe durim përballë të papriturave. Që prej vitit 2004, Qazim Muhametaj...

Lajme të tjera

Web TV