Kush është Durim Keçi i Shijakut që OFL i kërkon pasurinë?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit kthen edhe njëherë në vëmendjen e opinionit publik emrin e Durim Keçit, djalit nga Shijaku që jo pak herë u bë objekt i madh i përplasjeve politike në vend. Ai në fakt është person i përfolur për një sërë ngjarjesh të rënda që lidhen me grupe kriminale që kanë funksionuar brenda dhe jashtë vendi. Bashkë me një tjetër shijakas dhe Arben Frrokun, ia përbën treshen e persona që sot kanë pritur në shtëpi policinë bashkë me formularët e deklarimit të pasurive që iu kanë ardhur nga aktivitetet kriminale.

Kështu Durim Keçi, i cili brenda 48 orëve duhet të deklarojë pasurinë e tij para Operacionit Forca e Ligjit, është një emër i përfolur për drejtësinë. Emri i të ‘fortit’ të Shijakut u përfol shumë në 2018-n, kohë në të cilën ai u lirua nga burgu. Durim Keçi u ndalua më 11 tetor të 2017-s në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ndërsa u bë i njohur edhe në debatet mes politikanëve. Kreu i opozitës Lulzim Basha në atë kohë tregoi fotot të tij me deputetë socialistë, duke akuzuar fort se mazhoranca mbante afër kriminelët, ndërsa kryeministri Rama publikoi foto të Durim Keçit që shfaqej te çadra e protestës së demokratëve.

Keçi është dënuar nga Gjykata e Genovës me 9.7 vjet burg për veprat penale: Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”, “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Krime me armë kundër personit”,”Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Në Itali, 42-vjeçari konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm të mafies shqiptare. Madje, gjatë një seance gjyqësore të asaj kohe, Durim Keçi, i cili ka përdorur edhe emrin Gëzim Hajdini, ka kërcënuar prokurorët e Antimafias italiane. Duke parë nga prokurorët Francesca Nanni dhe Silvio Franz, ai tha: “Ata të dy do t’i bëj të ma paguajnë shtrenjtë!”

Lexo edhe :  Aksident në Greqi,mjeti i shqiptarit përplaset me një tjetër, vdes një pasagjer 42-vjeçar

Në vitin 2006 në Itali, ka qenë i pandehur në një proces gjyqësor, por u lirua nga qelia për një gabim burokratik dhe ndaj tij vendoset një masë më e zbutuar sigurie. Nga masa e arrestit më burg, ai u la në ‘detyrim paraqitje’ dhe kështu ai u arratis dhe përgjatë kësaj kohe Durim Keçi jetonte në Shqipëri i paprekur nga askush dhe asnjë autoritet ligjor. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Studimi: Mënyra e jetesës pas të 50-ave përcakton vdekjen

Është logjike, por kur propagandohet nga më shumë se 120 studiues, tingëllon edhe më urgjente: Pas të 50-ve burrat...

Basha ironizon sloganin e fushatës së PS/ “Vetëm me Edin” vazhdon korrupsioni

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka ironizuar sloganin e fushatës elektorale të PS për zgjedhjet e 11 Majit. Në një postim në rrjete sociale,...

Zgjedhjet e 11 Majit! Manastirliu prezanton kandidatet për deputete në Tiranë

Teksa zgjedhjet e 11 Majit, ministrja Ogerta Manastirliu prezantoi sot kandidatet për deputete të Tiranës. Gjatë fjalës së saj para grave socialiste Manastirliu tha se...

Ironia e Ylli Manjanit: Erdhi ore erdhi Krisi, që të na sjellë Mediun se ngeli andej

Ylli Manjani ironizon faktin që opozita e sheh ardhjen e tij, si shpëtimtari që do i shpëtojë nga Rama. Të paktën, thotë ai, e...

Rama: Mëngjesin e 12 majit Shqipëria do ngrihet e mbuluar me rozë

Nga takimi me gratë dhe vajzat, kryesocialisti Edi Rama thotë se më 12 maj Shqipëria do të ngrihet e mbuluar me rozë. Rama theksoi se flamuri...

Lajme të tjera

Web TV