Meta: Duan ta fusin Dvoranin në Gjykatën Kushtetuese, nëpërmjet oxhakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Meta e cilësoi “kapje e Gjykatës Kushtetuese” që bëhet për të emëruar nga mazhoranca Ardian Dvoranin në këtë institucion.

Ai tha se gjatë gjithë kësaj periudhe i është drejtuar institucioneve por ato nuk janë përgjigjur.

Këtu kemi gjithë qytetarët. E panë se si presidenti ka ndjekur rrugën institucionale. Presidenti vajti në prokurori për Dvoranin. Ka përvetësuar detyrën dhe e ka shpërdoruar. Ja çova prokurorisë. e thjeshtë është ajo të mbledhin anëtarët e KED dhe ti pyesin e keni urdhëruar miratimin e këtij akti? Jo. SPAK ka qenë i zënë me aksionet e KÇK, me sekuestrimin e makinave”, tha ai.

Sipas tij Kuvendi ka gënjyer Komisionin e Venecias sa i përket arsyetimit për miratimin e ligjit që i heq betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Presidentit.

Kush e thirri komisionin e Venecias? Për ligjin për betimin. Parlamenti. Ata e thirrën dhe ditën që erdhi këta i futën një të botuar në darkë në errësirë të plotë dhe i thanë që ne atë ligjin e mbyllëm. Kshuqë hajde pimë ndonjë kafe. Ça bën tjetër. Kanë manipuluar të gjitha letrat. Thanë kemi pyetur Dvoranin, ai tha që nuk më ka ardhur asnjë letër. Thanë që kemi pyetur KOD, KLP, Shkollën e Magjistraturës. Asnjë kërkesë. Thanë që kishin pyetur Komitetin e Helsinkit, jo. Ata po përpiqen që me këtë ligj që anëtarët e kushtetueses të betohen te lana, ata duan që Dvoranin dhe të tjerë ti fusin nga oxhaku në Gjykatën Kushtetuese. Kur bien institucionet ngrihet populli. Neni 2 sovraniteti në Republika e Shqipërisë i përket popullit. Presidenti është një ushtrues i përkohshëm i sovranitetit. Ashtu dhe kryeministri dhe zoti Ruçi”, tha Meta.

Presidenti shtoi gjithashtu se kreu i KED, nuk i kishte marrë vet vendimet por ishte udhëzuar nga ajo që ai e quajti celula në Kryeministri

Lexo edhe :  Rama thërret kabinetin në Dajt! Kush e ka radhën për 'shkundje'?

“Mora informacion që nuk është bërë nga Dvorani po nga celula në kryeministri”, tha Meta në “Opinion”

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV