Misteri si u infektua “pacienti 0” në Francë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mënyra sesi personi i parë që u identifikua me koronaviuris, Covid-19, në Francë është ende një mister. Ai ishte një burrë i moshës 60-vjeçare, mësues në një shkollë të mesme në departamentin e Oise, në veri të Parisit.

60-vjeçari nuk kishte udhëtuar kurrë në Kinë apo në ndonjë vend tjetër i konsideruar i rrezikshëm. Profesori francez ishte shtruar në spital, por nuk ishte testuar për Covid-19 deri të martën, kur gjendja e tij u përkeqësua dhe ai u transferua në një spital të madh në kryeqytet, ku dhe vdiq brenda disa orësh.

Tani autoritetet shëndetësore franceze po përpiqen të zbulojnë se si e mori këtë virus dhe me kë kishte kontakte për të marrë masa drastike për të ndaluar përhapjen e patogjenit.

Besohet se ai nuk kishte kontakte me studentë, sepse u sëmur kur ishte periudha e pushimeve të dimrit. I njëjti problem i injorancës për origjinën e infeksionit po ndodh dhe me një burrë tjetër, 55 vjeç, gjithashtu nga Oise, i cili është shtruar në spital në Amiens në gjendje të rëndë. Nuk dihet nëse të dy pacientët ishin në kontakt me njëri-tjetrin.

Në qytetin e Beauvais, në Oise, është një aeroport ndërkombëtar që përdoret kryesisht nga kompani me kosto të ulët. Prandaj, është një vend kalim me njerëz me origjina shumë të larmishme.

Edhe pse tashmë janë indetifikuar 18 raste të Covid-19, me dy vdekje dhe 12 shërime, Ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran, insistoi mbrëmë gjatë një konference për mediat se “nuk ka një epidemi në Francë“, por vetëm raste të izoluara. Megjithatë, Qeveria po përpiqet të përgatisë terrenin për masa më drastike nëse situata bëhet e ndërlikuar. Burimi:Lavanguardia Përshtati:Fjala.al

Të fundit

“Këta dhe ditëlindjet me 5-sa i kanë!”/ Demokratët suprizojnë Gjekmarkajn për 51-vjetorin

Teksa procesi i numërimit të votave të diasporës po zhvillohet në Parkun Olimpik, atmosfera u zbut për disa çaste...

“Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë midis vendeve evropiane

Turistët amerikanë po përgatiten për një verë të kushtueshme – duke i përshtatur pushimet e tyre në përputhje me rrethanat, shkruan Natalie B. Compton...

“Iu luta me dorë në zemër, mos me Nokën”/ Dash Sula tregon përplasjen me Berishën!

Dash Sula, ka rrëfyer një moment të rëndësishëm që, sipas tij, mund të kishte ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve brenda PD-së. "Unë i jam drejtuar me...

Votat e Diasporës, PS pranë përmbysjes së rezultatit në bastionin historik të demokratëve

Procesi i numërimit të votave të Diasporës vijon, me theks të veçantë te ato të ardhura nga Greqia. Deri më tani, Partia Socialiste ka...

Burrat kanë 2 herë më shumë gjasa të vdesin nga ‘sindroma e zemrës së thyer’

Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për dhimbjen psikologjike të një zemre të thyer - libra, këngë dhe filma të panumërt janë shkruar dhe...

Lajme të tjera

Web TV