Nuk i’u përgjigj lutjes për një mrekulli, burri shkatërron statujën e Shën Mërisë

Një video e një 38-vjeçari së fundmi po bën xhiron e rrjetit. Aty shihet burri i cili shkatërron statujën e Virgjëreshës Mari në një kishë në Meksikën perëndimore, pasi atij nuk i’u përgjigj lutja për një mrekulli.

Guadalajara police arrested a man identified as Jorge, who on Monday destroyed a shrine of the Virgin Mary inside the Guadalajara Cathedral because a previous 'miracle prayer was not answered'

Ngjarja tronditëse ndodhi të hënën në mëngjes në katedralen Guadalajara, në Jalisco.

Momenti i ngjarjes u regjistrua nga kamerat e mbikëqyerjes të kishës. Aty shihet burri, i identifikuar nga policia si Jorge 38 vjeç,i cili futet në kishë, lë çantën e shpinës në tokë dhe nxjerr prej andej dy gurë dhe i gjuan në drejtim të statujës.

Goditja e parë shkatërroi pjesën e sipërme të statujës kurse goditja e dytë goditi pjesën e poshtme të xhamit dhe theu veprën e artit fetar.

Jorge fled the church but was immediately arrested after parishioners alerted cops near the Guadalajara Cathedral

Njerëzit e tjerë lajmëruan policinë e cila e arrestoi burrin jashtë kishës teksa ai po përpiqej të largohej. Dëmet e shkaktuara u vlerësuan me shifrën e 130 dollarëve./Fjala.al/Burimi:DailyMail