U ‘përplas’ me Lavrovin për NATO-n dhe BE-n/ SHBA i del në krah Edi Ramës

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim i ka dalë në krah kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit u ‘përplas’ me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbi faktin se sipas Rusisë është NATO dhe BE ajo që nuk e lejon Tiranën zyrtare të ketë marrëdhënie të mira me Moskën.

Kim shkruan se Lavrov u përpoq që t’i jepte leksione Shqipërisë se si NATO dhe BE po pengojnë Tiranën që të ketë raporte të mira me Moskën.

Ndërsa më tej ajo citon kryeministrin Edi Rama i cili në përgjigjen e tij ndaj Lavrovit theksoi se: Ne nuk jemi pjesë e NATO-s dhe aspirojmë për në BE sepse jemi të detyruar por sepse ne e kemi zgjedhur vetë dhe për këtë jemi krenarë që jemi pjesë e kësaj familjeje të madhe.

Ambasadorja Yuri Kim shkruan më tej, se “SHBA është e vetëdijshme për synimin e Shqipërisë që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Unë besoj se Shqipëria mund të bëhet një nga shembujt, kur obligimet zhvillojnë njëherësh edhe marrëdhënie miqësore, në fushën e tregtisë, investimeve, dhe bashkëpunimit ekonomik.”