Kurti për Euronews: Shkëmbimi i territoreve, recetë për konflikte të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Albin Kurti, ka shprehur edhe njëherë qëndrimin se Kosova nuk mund të përfshihet në shkëmbim territoresh.

Në një intervistë për Euronews, tha se prekja e territoreve mund të nxisë më shumë konflikte sesa të ofroj paqe.

Kosova nuk mund të përfshihet kurrsesi në të ashtuquajturin shkëmbim territoresh. Të gjitha projektet e ngjashme në të kaluarën kanë dështuar dhe do të dështojnë në të ardhmen po ashtu veçanërisht tani që në pushtet jemi ne. Shkëmbimet territoriale janë receta për të nxitur më shumë konflikte jo për paqe të cilën ne kemi nevojë”, theksoi Kurti.

Ai, po ashtu tha se pret një angazhim të shtuar të përfaqësuesit të BE-së për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell, në zgjidhjen e problemeve në Ballkanin Perëndimor.

Për hir të zgjidhjes evropiane, mbase ai duhet t’i japë një perspektivë të re problemeve të Ballkanit Perëndimor. Kushdo që mohon këtë realitet ose mundohet të sjellë ndonjë lloj zgjidhje pa njohjen e këtij shteti dhe vullnetit të njerëzve këtu nuk do përfitojë asgjë më shumë përveçse të dëmtojë vetveten”, është shprehur Kryeministri i Kosovës.

Të fundit

Rama ilustron pamjet: Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur

Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me aksionin pë çlirimin e hapësirave publike. Në llogarinë e tij në “Facebook”,...

Ministria e Bujqësisë merr vendim për shpendët dhe derrat

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndaluar importin e shpendëve të prekur nga sëmundja e pseudopestit nga shtetet si Bullgaria e Polonia, si...

“Tigrat e Ballukut po vjedhin 94 mijë euro/ditë, SPAK nuk ka guxim ta hetojë”

Partia e Lirisë denoncon dy TEC-et lundruese në Vlorë dhe akuzon SPAK-un se nuk ka guxim të hetojë këtë aferë korruptive që i ka...

U hodh në det nga një shkëmb, i mituri në Vlorë e pëson keq

Një 12-vjeçar është plagosur pasi u hodh në det nga një shkëmb i lartë. I mituri pësoi dëmtime në kokë dhe nga shërbimet e Stacionit...

Zelensky: Sapo fola me Edi Ramën, e informova çfarë po ndodh

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sipas tij, ai e informoi për situatën në frontin e luftës dhe...

Lajme të tjera

Web TV