Mblidhet sot komisioni hetimor për Ilir Metën, thirret edhe Dvorani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Hetimor parlamentar i ngritur për përplasjen e Ilir Metës me mazhorancën dhe kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, do të mblidhet ditën e sotme në orën 13:00.

Në këtë mbledhje është ftuar edhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, të cilin kreu i shtetit Ilir Meta e ka akuzuar se është përdorur nga mazhoranca për të ‘rrëmbyer’ njërin prej anëtarëve të Gjykatës Kushtuese.

Dvorani është shprehur për mediat se ai do të jetë i pranishëm ditën e premte në komision për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve.

U njoha me ftesën e parlamentit. Do të jem i pranishëm për t’iu përgjigjur interesit të publikut dhe të gjitha pyetjeve të deputetëve”, ka theksuar Dvorani.

Ndërkaq, kreu i shtetit Ilir Meta akuzon Dvoranin se ka marrë kompetenca që nuk i takojnë dhe se mazhoranca e përdori atë për të kapur edhe institucionin e fundit që ka mbetur, siç është Gjykata Kushtetuese.

Sa herë e ka paralajmëruar Presidenti, Kryetarin e KED i cili ka zero kompetencë në Kushtetutë që të respektojë radhën kushtetuese dhe ligjin e Gjykatës Kushtetuese për të evituar përplasjet e mundshme midis institucioneve të Presidentit dhe Kuvendit? Nuk numërohen.

Po reagimi i tij? Shkeli me të dyja këmbët edhe vendimin e vetë KED-së, e cila respektoi radhën e vakancave në mënyrë korrekte President, Kuvend, President, Kuvend. Po ky Dvorani që s’ka asnjë kompetencë tjetër veç të qenit korrier i vendimeve kolegjiale të KED, përse nuk i nisi të katër vendimet njëherazi edhe Presidentit edhe Kuvendit në një ditë siç vendosi KED?

Kush i tha këtij t’ia niste Presidentit të dy vakancat njëherazi dhe Kuvendit t’ia çonte me kokën e tij 6 ditë më vonë? Nëse sipas këtij, radha s’qenka e rëndësishme, edhe pse është detyrim kushtetues, lind pyetja e pafajshme e çdo fëmije: Përse xhaxhi Dvorani nuk ia nisi në fillim dy vakancat Kuvendit e pas 6 ditësh t’ia çonte Presidentit?

Se ke dëgjuar ti xhaxhi Dvorani, xhaxhi Gramozin dhe xhaxhi Ulsiun që thonë çdo ditë që Parlamenti është i pari se jemi Republikë Parlamentare, e jo Presidenciale?”, shtron pyetjet presidenti Ilir Meta.

Lexo edhe :  Rama: Një tjetër 'mur kinez' ra, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

Tashmë pritet nëse edhe komisioni hetimor parlamentar do t’ia shtrojë ditën e premte këto pyetje kreut të KED-s Ardian Dvorani.

Të fundit

Horoskopi ditor, 22 Gusht 2025

Dashi  Mëngjesi i kësaj të premteje do të jetë shumë i dobishëm, ndërkohë që lodhja do të ndihet gjatë pasdites....

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së shpejti, vendi do të marrë...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Lajme të tjera

Web TV