Presidenca i kthehet Ramës: I thoni Bilalit se shtëpia e Ilir Metës është atdheu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Meta ka reaguar ndaj kryeministrit Rama pas ironisë së këtij të fundit se presidenti ka disa shtëpi. Përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi, Meta thekson se Presidenti ka vetëm një shtëpi, dhe ajo është Shqipëria.

Presidenti e ka shtëpinë më shumë se një shtëpi dhe detyra e kryeministrit është të merret me ata që kanë mbetur në çadra pas tërmetit të 26 nëntorit”– tha këtë paradite kryeministri Rama.

Postimi i Tedi Blushit: “Lajmërojeni gruan e Bilalit se Presidenti ka vetëm një shtëpi: Shqipërinë. Sa shtëpi ka gruaja e Bilalit pyeteni vetë.

Ndërkaq, më herët, Rama theksoi se Presidenti e ka shtëpinë më shumë se një shtëpi dhe detyra e kryeministrit është të merret me ata që kanë mbetur në çadra pas tërmetit të 26 nëntorit.

Lidhur me manifestimin e datës 2 mars, presidenti akuzon se ndaj presidencës e vendit po bëhet grusht shteti, ju a keni një koment për këtë?

Rama: Presidenti e ka shtëpinë më shumë se një shtëpi, unë jam këtu për ata që jetojnë në çadra apo jetojnë në shtëpitë e të tjerëve. Për ata jam unë këtu jo thjesht në këtë konferencë, por në të gjitha orët e ditës time me gjithë natën, kështu që ua kam lënë juve çështjen e presidentit, është luks i madh për mua te merrem.

Të fundit

Zgjedhjet mbaruan, por kush do jenë ministrat? IA zbulon qeverinë e re të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në fund të muajit Gusht do të zgjedhë kabinetin e ri.  Në një...

Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në platformën “X” pas deklaratës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u pyet mbi një çështje...

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një raporti nga Insider UA. Këto...

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën...

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin në Italinë jugore. Pas pushtimeve...

Lajme të tjera

Web TV