Adoleshenti sulmon nënën e tij me gërshërë për të blerë video lojëra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një adoleshent, 15-vjeç sulmoi prindërit e tij dhe kërcënoi mamanë e tij me gërshërë në mes të natës në qytetin e Malaga, Spanjë.

Pasi dhunoi fizikisht të ëmën, ai i kërkoi një kartë krediti për të blerë video lojëra.
Familja njoftoi policinë e cila arrestoi të riun. Sipas policisë i riu kishte rrezuar me trup derën e dhomës së gjumit të prindërve të tij dhe i kishte sulmuar nënën e tij me gërshërë dhe më pas i kishte kërkuar kartën e kreditit për të blerë video lojëra.

Djali, me probleme psikologjike , pranoi se nuk po merrte ilaçet sepse e hutonin dhe donte të ishte vigjilent

Ata rrëfyen se në një moment ata kishin frikë për jetën e tyre dhe se vite më parë ata kishin bërë një denoncim kundër djalit, të cilin më vonë u tërhoqën. Ata gjithashtu kishin marrë masa ekstreme të sigurisë dhe madje vendosën një shul në pjesën e jashtme në dhomën e djalit, shkruan lavanguardia.

Pasi kaloi nëpër një qendër mjekësore për një vlerësim psikiatrik, i riu ndodhet në ambientit e komisariatit./Fjala.al

Të fundit

Dalin emrat, vettingu nxjerr dy prokurorë përfundimisht nga drejtësia

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur këtë të martë, datë 29 Korrik të shkarkojë nga detyra dy prokurorë,...

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i...

“Dua të shoh lopët”. Guardiola zbulon planet e tij

Pep Guardiola është njeriu i cili nuk pushon kurrë. Futbolli për të është vetë jeta. Divorci erdhi pikërisht nga ky obsesion që ka për...

6400 ikona shqiptare ‘udhëtojnë’ drejt Francës

Një ekspozitë unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, në Francë, ku mbi 45 vepra ikonografike të përzgjedhura nga...

Maturantët nisin përzgjedhjen e degëve, procesi zgjat 6 ditë

Kjo është koha që maturantët të bëjnë aplikimin për në Univeristete. Portali U-Albania ka hapur zyrtarisht procesin e plotësimit të formularit A2, nga ku të...

Lajme të tjera

Web TV