QKB, 5882 biznese në të gjithë vendin ulën qepenat

Rreth 5882 biznese në të gjithë vendin ulën “qepenat” dhe u çregjistruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit gjatë vitit 2019. Sipas të dhënave zyrtare të këtij institucioni, 5415 prej tyre ishin me pronësi shqiptare, 147 me pronësi të huaj dhe 20 me pronësi të përbashkët.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit bizneset që mbyllën aktivitetin  ekonomik rezultojnë në sektorin e tregtisë me shumicë dhe me pakicë; si dhe riparimi i automjeteve dhe motocikletave, ku numërohen 2 117 biznese të mbyllura, po ashtu një numër të konsiderueshëm prej 1 322 subjektesh e zë akomodimi dhe shërbimi ushqimor; 392 prej tyre ishin në aktivitete të tjera shërbimi; 310 në industrinë përpunuese, 241 në sektori e transportit dhe magaziminit, 220 në shërbime administrative dhe mbështetesë, ndërsa pjesa tjetër në fusha të tjera të ekonomisë.

Më pak çregjistrime janë në sektorin e energjisë elektrike, gazit, avullit dhe furnizimi me  ajër të kondicionuar. Peshën më të madhe e mban Tirana, ndërsa numri më i vogël i takon Dibrës. Karahsimisht me 2018-ën, rezultojnë afro 2 mijë biznese më pak që kanë ndërprerë aktivitetin.

 Biznese të çregjistruara sipas pronësisë

Shqiptare (100%)                                5415

E Huaj (100%)                                   147

E Përbashkët (shqiptare – e huaj)        20

Çregjistrime sipas aktivitetit kryesor

Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve      2 117

Akomodimi dhe shërbimi ushqimor                                 1 322

Aktivitete të tjera shërbimi                                              392

Industria përpunuese                                                       310

Informacioni dhe komunikacioni                                       241

Lexo edhe :  Euro në pikiatë, mbyll javën me minimum historik

Transporti dhe magazinimi                                              229

Shërbime administrative dhe mbështetëse                       220