Boksieri i njohur nga Gjermania: Me 2 mars jam krah Metës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Do jem në krah të Presidentit Meta”, kampioni i boksit thirrje nga Gjermania pas triumfit: Bashkohuni më 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës.

Një tjetër personazh i njohur i është bashkuar manifestimit të 2 marsit, të thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Në një video të publikuar në “Facebook” nga Presidenti Meta, kampioni shkodran i boksit, Demaj, iu bën thirrje të gjithë sportistëve shqiptarë t’i bashkohen manifestimit të 2 marsit, duke shtuar se do të jetë edhe vetë në krah të Kreut të Shtetit, në mbrojtje të Kushtetutës.

“Përshëndetje shqiptar, kjo fitore sot në Gjermani shkon për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Dhe një thirrje për të gjithë sportistët shqiptarë, t’i bashkohen thirrjes së Presidentit për mbrojtjen e Kushtetutës më 2 mars. Më 2 mars ju premtoj se do jem dhe unë në krah të Presidentit Ilir Meta. Rroftë Shqipëria!”

Por ky reagim dhe thirrje e boksierit të njohur nuk ka kaluar pa vëmendjen e Metës. Madje me ironi ka përcjellë edhe një mesazh me video ku ka shkruar: “I lumtur që edhe Kampioni, Christian Demaj, pas triumfit të mbrëmshëm në Gjermani, ku fitoi një tjetër titull, ka apeluar në mbështetje të Manifestimit Mbarëkombëtar të thirrur nesër më 2 mars. Edhe pse ka lindur dhe jeton në Gjermani, Christiani përfaqëson vetëm ngjyrat Kuqezi. Mirë se vjen kampion, por pa doreza, se Manifestimin e kemi paqësor!”

Të fundit

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep njoftimin zyrtar mbi gjendjen aktuale në vend

Vatra e vetme aktive ndodhet në fshatin Markatomaj, njësi administrative Zejmen, bashkia Lezhë, në një sipërfaqe pyjore me pisha...

Të huajt kërkojnë pjesën e tyre të pasurive të krimit në Shqipëri!

Konfiskimi i pasurive të krijuara nga krimi jo vetëm që është një formë për t’i ulur atij fuqinë, por edhe për të kompensuar shtetin...

Ulet niveli në liqenin e Fierzës, ndikon mungesa e reshjeve dhe temperaturat

Aktualisht, niveli i ujit në Liqenin e Fierzës ka rënë në 279 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet e ujit janë rreth 50m3/sec. Kjo...

“Globe”, teatri në Londër që u dogj si Feniksi dhe u rindërtua pas nje viti

29 Qershor 1613 Nga Leonard Veizi Ka ndërtesa që i përkasin qytetit ku janë ngritur, dhe ka të tjera që u përkasin shekujve. Ka skena që...

Ish-këshilltari i Trump: Bota po bëhet kërcënuese, boshti Kinë-Rusi është fuqizuar

John Bolton, ish këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump paralajmëroi se bota po bëhet më e rrezikshme, ndërsa boshti Rusi-Kinë po fuqizohet. Në intervistën...

Lajme të tjera

Web TV