Moti për sot/ Pas shirave rikthehet dielli dhe rriten temperaturat

Dita e sotme do të karakterizohet e gjitha nga koha me kthjellime dhe me diell. Pas dy ditëve me reshje shiu, e diela do të nisë me mot të kthjellët, ndërsa në orët e pasdites do të shtohen vranësirat kryesisht  në zonat malore dhe disa reshje në zonat veriore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur në vlerat nga -2°C deri në 17°C.

Era do të fryjë e fortë në det me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar  dallgëzimin 6 ballë.