Rrëfimi prekës i 28-vjeçares: U bija këmbëve me grusht, por ky ishte fati im

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, është trajtuar historia e trishtë e Enkeledës.

28-vjeçarja ka probleme këllkun dhe për pasojë e ka të vështirë të ecë.

Kjo gjë e bën atë të çalojë dhe Enkeleda tregon se periudhën më të vështirë e ka kaluar në gjimnaz.

Në shkollë e tallnin duke imituar ecjen e saj dhe kjo e trishtonte shumë.

Biseda e plotë:

Enkeleda: Historia ime ka lindur bashkë me mua sepse në momentin që kam lindur jam diagnostikuar me lukstacion të këllkut, që është problem që shkakton çalimin në ecje. Në fillim nuk u kuptua, kam qenë vetëm 9-muajshe kur mami kuptoi se diçka me mua nuk shkonte, se mua më kërcisnin kockat. Duke qenë se isha e vogël, babi gjithmonë refuzonte të më bënte një radiografi, se nuk donte të më ndiqte me rreze.

Ardit Gjebrea: Ti e ke patur histori familjare këtë?

Enkeleda: Po familjare sepse prindërit e mi kanë të dy të njëjtin problem, por nga njëra anë, pra kanë vetëm njërën këmbë me probleme, kurse unë i kam të dyja.

Ardit Gjebrea: Nuk kishte ndonjë mundësi operacioni, ndërhyrje?

Enkeleda: Jo babi vendosi të takonte një kirurg në Tiranë, por ai i tha se një ndërhyrje kirurgjikale për mua do ishte fatale, pasi kocka ishte duke u rritur dhe unë rrezikoja që në moshën 18-vjeçare të paralizohesha dhe mos ecja fare. Kështu që ata u dorëzuan më në fund sepse panë që nuk kishte asnjë zgjidhje për problemin tim. Ndërkohë që unë rritesha, prindërit e mi mundoheshin të më përgatisnin për problemin që unë kisha.

Ardit Gjebrea: Kur filluan problemet e tua?

Lexo edhe :  Veliaj në qeli, reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Shkelje e të drejtave

Enkeleda: Problemet kanë filluar në momentin kur kam shkuar në gjimnaz.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi?

Enkeleda: Atje filluan të më paragjykonin, të më shanin, të më imitonin se si ecja, se si kërceja dhe aty jam ndjerë keq, (Qan). Nuk e përballoj dot, që shikoja moshatarët e mi, që më imitonin mua kur ecja.

Ardit Gjebrea: Sa e keqe është kjo gjë?

Enkeleda: Shumë, shumë e keqe! Isha vetëm 14 vjeç dhe çdo ditë përballesha me të njëjtin problem, me të njëjtat gjëra, fillova të ndihesha aq keq në atë kohë, sa kalova në depresion atë kohë dhe mendova t’i jepja fund jetës. Nuk e doja më jetën, por falë Zotit e mblodha veten edhe pse shumë vonë. Se unë mbyllesha në dhomën time, ngaqë rashë në depresion, filloja i gjuaja këmbët e mia me grushte dhe thosha: Pse më pengoni të realizoj ëndrrat e mia? Pse nuk më lejoni të jem si të tjerët? Edhe Zotit i thosha pse më dënove me këtë problem? Por ky ishte fati im, vetëm pse në atë kohë e kisha të vështirë ta pranoja. /tvklan.al

Të fundit

“Na morën edhe detin”/ Gaza humb strehën e fundit mes urisë, vapës dhe dëshpërimit

Ushtria izraelite ka rikthyer ndalimin e qasjes në Detin Mesdhe përgjatë Rripit të Gazës, një kufizim që është teknikisht...

Si ia doli Greqia të ringrihej nga gremina ekonomike

Në vitin 2011, Dimitra Plagkou përjetoi një nga momentet më të errëta të jetës së saj: e zhytur në borxhe, me biznesin e saj...

Kujtim Gjuzi iu bashkohet banorëve të Thethit: Shyqyr deri tani s’ka gjak, ndryshe…

Disa banorë të Mirditës kanë shkuar drejt fshatit turistik të Thethit për t’u solidarizuar me banorët, të cilëve u janë shembur objektet pa leje...

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Mallakastër, mbi 100 hektarë të djegura

Vatrat e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës janë riaktivizuar, duke shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqe të gjera me ullishte, drurë dhe shkurre. Sipas...

Aleksandër Nevski, “Cidi” i Rusisë mesjetare i lavdëruar nga carët, komunistët e Putini

Aleksandër Nevski (1221–1263), Princi i Madh i Novgorodit dhe Vladimirit, është i famshëm për fitoret e tij - më së shumti Beteja në Akull...

Lajme të tjera

Web TV