Deputeti Gjuzi denoncohet nga gruaja dhe djali: Na dhunon; të na lirojë shtëpinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ka kaluar një periudhë jo të qetë në jetën e tij private, pasi u bë pjesë e politikes aktive, me futjen në Parlament, pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve. Ai është urdhëruar t’i qëndrojë 200 metra larg bashkëshortes dhe djalit të tij, 16-vjeçar të cilët e kanë denoncuar për “dhunë në familje” deputetin duke kërkuar urdhër mbrojtje prej tij në gjykatë.

Gjuzi është përballur në gjyq me bashkëshorten e tij, me të cilën mesa duket është edhe në procedurë divorci.

Në vendimin që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dhënë në nëntor të vitit 2019, siguruar nga Panorama, është pranuar dhënia e mbrojtjes për bashkëshorten dhe djalin, nga deputeti Kujtim Gjuzi.

“Gjykata pasi shqyrtoi ne teresi ceshtjen, bazuar ne rrethanat e faktit te pasqyruara nga paditesja ne padi, “Per masa ndaj dhunes ne maredhenie familjare”,vlereson se padia e paditesave duhet pranuar mbeshtetur ne nenin 10 te ketij ligji, pasi cmon se ekzistojne akte te mjaftueshme per te besuar se i padituri ka kryer veper te dhunes ne familje dhe paraqet shqetesim ne jeten e paditesave.

Per sa me siper paditesja i kerkoi Gjykates zbatimin e nenit 10 te ligjit Nr 9669 dt 18.12.2006 “Per masat ndaj dhunes ne mardheniet familjare ‘’pasi ndihet e frikesuar dhe e pasigurte per shendetin e saj”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Mësohet se në përballjen gjyqësore, deputeti i ka kërkuar bashkëshortes të mos vijojë me kërkesën për t’u divorcuar, ku ka premtuar edhe ndryshim të sjelljes së tij.

“Ne séance gjyqesore rezultoi se u shpreh se ekziston mundesia e normalizimit te mardhenieve bashkeshortore, duke kerkuar nga paditesja qe te heqe dore nga padia per zgjidhjen e marteses. Gjithashtu i padituri pretendoi se paditesen e ka ndihmuar ne ecurine e biznesit te ngritur prej saj”.

Lexo edhe :  Kosova votoi, qeveria e Kurtit u testua me pjsmarrje të ulët

Më tej, shkruan Panorama, bashkëshortja e Gjuzit ka pretenduar në gjyq se “edhe ne se ekziston vullneti i te paditurit per ndryshimin e sjelljes ndaj saj, ky ndryshim nuk mund te jete as i menjehershem dhe as i thjeshte. Ne perfundim paditesja kerkoi pranimin e kerkese- padise , duke riperseritur kerkesen per largimin e te paditurit nga banesa ne pronesi te saj”.

Në këto kushte, gruaja e Gjuzit kërkon që të kthehet në banesën që është pronë e saj, në të cilën tani thotë se e ka zaptuar deputeti, e ai të largohet prej andej.

Paditesja shpjegoi ne séance gjyqesore se ne kushtet ku ndodhet, ne pamundesi per te jetuar ne banesen e saj dhe ne kushtet e kercenimit nga bashkeshorti i saj nepermjet mediave deri ne neperkembjen e integritetit te saj kerkoi mbrojtje per vehte dhe per djalin nga dhuna psikologjike verbale dhe veprimet arbitrare te pales se paditur,i cili i ka zaptuar banesen“, thuhet në vendimin e gjykatës.

Vendimi për urdhrin e mbrojtjes është dhënë më 22.11.2019./ Panorama

Të fundit

Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave çmimet do..

Ekonomia e vendit do të rritet me 4% këtë vit, parashikon së fundi Banka e Shqipërisë duke veçuar se...

Skiatorja italiane nderon sërish Shqipërinë: E lumtur, ia dola edhe me temperaturë

E ka mbyllur ne vendin e 7-te debutimin e saj në kampionatin Botëror Lara Colturi mes 10 të mirave të botës së skive alpine...

Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

Mijëra qytetarë morën pjesë në protesta masive në Bruksel kundër reformave të pensioneve të propozuara nga qeveria e re e Belgjikës. Protestuesit, që i...

Inteligjenca artificiale, konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi

Ndërsa fuqitë botërore përpiqen të marrin rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ekspertët nxjerrin në pah koston që kjo teknologji shkakton ndaj mjedisit. Një...

PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca

Interesant është fakti se në dosje thuhet se presioni punonjëses iu bë personalisht nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, bashkë me Bushkën. SPAK ka vendosur të...

Lajme të tjera

Web TV