Koronavirusi/ 5 të vdekur brenda ditës në Itali, 86000 të infektuar në botë

Koronavirusi është shndërruar në një rrezik global, teksa numri i personave që kanë ndërruar jetë ka arritur në 3000.

Ndërkaq, Italia e cila është një ndër vendet më të prekura të Evropës, ku numri i viktimave ka arritur në 34, ndërsa numri i të infektuarve vazhdon të rritet në rajonet veriore të vendit.

Sipas Agjencisë Italiane të Mbrojtjes Civile afro 500 raste të reja që kanë rezultuar pozitive, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 1694.

Qeveria italiane ka marrë masa drastike për të luftuar kundër shpërthimit të koronavirusit, përfshirë ndalimin e ngjarjeve publike dhe ngritjen e pikave të kontrollit policor rreth qyteteve të prekura.

Italia është shteti në Evropë me raste më të shumta me koronavirusin e ri, të emëruar COVID-19. Koronavirusi, që fillimisht u shfaq në muajin dhjetor të vitit 2019 në Kinë, deri më tani në nivel botëror, ka shënuar 86000 të infektuar.