Njerëzit e Ramush Haradinajt i çojnë Albin Kurtit arkivolin para zyrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i është vendosur një arkivol para zyrës së Qeverisë. Pas marrjes së postit të ri si kryeministër, Albin Kurti u kritikua nga opozita për punën e tij, kryesisht tek mosmbajtja e premtimit për taksën ndaj Serbisë. Për këtë arsye, akvistët e AKK-së së Ramush Haradinajt, i kanë vendosur para zyrës së tij  një arkivol që simbolizon “varrosjen e premtimeve” të tij.

Ndërkohë, vijon seanca në Kuvendin e Kosovës e thirrur nga AAK-ja ku po diskutohet për taksën 100% të vendosur ndaj mallrave serbe, kui pranishëm është edhe Albin Kurti.

Vetëm pak momente pas këtij gjesti që u bë, deputetja Teuta Haxhiu ka deklaruar se janë arrestuar aktivistët e rinj të kësaj agjensie për veprimin e pahijshëm që bënë.

“Shpreh keqardhje për arrestimin e të rinjve të AAK-së, vetëm pse po kryenin një aktivitet para Kuvendit.”– është shprehur Haxhiu në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit. Nga mediat kosovare mësohet se vendosja e arkivolit para godinës së Kuvendit të Kosovës është bërë nga aktivistët e AAK-së së Ramush Haradinajt, ish-kryeministër i Kosovës.

Të fundit

VIDEO: Ylli i Real Madrid jep asistin perfekt në Botëror

Vinícius Junior nuk është lojtar normal. Braziliani e tregoi këtë edhe në ndeshjen e Real Madridit në Kupën e...

Shkodër, mjeti përplaset me një motor, plagoset 16- vjeçari

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dal nga rruga, duke përplasur një motor me të...

Skandali me fondet e BE, ministri grek dhe 3 zv/ministrat japin dorëheqjen

Ministri grek i Emigracionit Makis Voridis dhe tre zëvendësministra kanë dhënë pasditen e së premtes dorëheqjen pas skandalit me fondet e keqmenaxhuara të BE...

Theth, 33 vjeçari bën “shoshë” makinën! Policia niset me urgjencë

Një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa edhe më të rënda është parandaluar nga efektivët e Krimeve të Rënda në Shkodër. Bëhet fjalë...

Paketa e re rinore: Pagesë për 600 persona, kontratë pune për 250 më të mirët

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka shpallur hapjen e Thirrjes së X-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një nismë konkrete...

Lajme të tjera

Web TV