Sërish i pandehur/ Klevis Balliu: Më çojnë mua në gjyq, jo ata që vjedhin votat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka përfunduar sërish në gjykatë.  Ashtu si herën e kaluar edhe këtë radhë, Balliu do të merret i pandehur bashkë me 12 banorë të Astirit.

Për këtë arsye, Gjykata Penale e Tiranës ka kaluar për gjykim dosjen penale ndaj ish-deputetit të PD-së Klevis Balliu dhe banorëve të Astirit, për protestat që pengojnë realizimin e projektit të unazës së re dhe për ushtrimin e dhunës ndaj policisë.

Sipas vetë Balliut, nuk ka asnjë provë për ushtrim të dhunës ndaj policisë si nga ana e personit të tij ashtu edhe të banorëve. Nga ana tjetër, sipas Balliut, nuk arrestohet askush për vjedhje votash.

Nuk ka prova për dhunë nga banorët drejt Policisë. Nuk ka asnjë provë as ndaj meje dhe as ndaj banorëve por ata nuk e pushojnë çështjen. Nga ana tjetër nuk kemi asnjë të arrestuar për vjedhje votash. Ky pushtet do të bjerë dhe banorët do marrin atë që i takon. Të shkojmë sot t’i bëjmë me dije kësaj qeverie të korruptuar se koha e tyre ka mbaruar. Ka ardhur koha e qytetarëve shqiptarë dhe ata pushtetarë që i kanë vjedhur ka mbaruar”, u shpreh Balliu.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV